TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Korrik 2024, 11:03

"Ka qenë i pari që ka denoncuar aferat korruptive", Bardhi kërkesë Nikollës: Në Kuvend nesër të raportojë kreu i KLSH

Shkruar nga Pamfleti

"Ka qenë i pari që ka denoncuar aferat korruptive", Bardhi

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar që brenda këtij sesioni të raportojë në Kuvend, kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ashtu siç kanë raportuar edhe institucionet e tjera.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bardhi tha se sot të mblidhet Komisioni i Ekonomisë dhe ditën e nesërme të ftohet kryetari i KLSH për të bërë raportimin vjetor.

Bardhi tha më tej se në mbledhjen e fundit të komisionit të Ekonomisë, u tentua intimidimi i KLSH.

“Në mënyrë të pa shpjegueshme ju nuk keni përfshirë as sot as nesër raportimin të një institucioni kushtetues, KLSH.
Madje ka ndodhur e duhet ta dënojmë një praktikë të tillë në komisionin e ekonomikë, KLSH u vu përballë një situate të pandodhur, ku një rast specifik i një rekomandimi të lëshuar nga KLSH është tentuar të ballafaqohet një nënpunëse publike me KLSH.

Praktikë e tillë nuk ka ndodhur më parë dhe është shkelje e hapur e pavarësisë së KLSH. E kuptoj që veprimtaria e KLSH mund të ketë shqetësuar shumë kolegë në sallë. Komisioni i Ekonomisë duhet të mblidhet sot, të miratojë draft rezoluta dhe KLSH duhet të thirret nesër të raportojë.

Ju zonja kryetare keni shkelur çdo afat sepse është detyra juaj që kalendari të zbatohet nga komisionet. Mundësoni që sot të mblidhet komisioni i Ekonomisë dhe nesër në rend dite të përfshihet raportimi i KLSH”, tha Bardhi.

 

gazmend bardhi kuvend raportim kreu i klsh

Lini një Përgjigje