TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Qershor 2023, 18:23

“Fundërrina, mjaft me qurravitje”, Murrizi shpërthen ndaj demokratëve: Duhet të mbani përgjegjësi për gjendjen e PD-së

Shkruar nga Pamfleti

“Fundërrina, mjaft me qurravitje”, Murrizi shpërthen ndaj

Ish- deputeti i PD Myslym Murrizi ka sulmuar sot gjithë ata që nuk pranojnë rezultatin e 14 majit dhe që fajësojnë KQZ-në e KAS-in për humbjen e thellë në zgjedhje.  

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai renditi gjithashtu disa nga gabimet që krerët e PD-së, bënë vitet e fundit dhe që sollën këtë disfatë. Duke nisur nga përzgjedhje e kandidatëve, te marrëveshja e 5 qershorit e deri te pranimi i votimit elektronik në tre qytete.

Teksa renditi këto problematika, Murrizi tha se nuk do të dëgjojë më qurravitje nga ana e demokratëve për vjedhje zgjedhjesh apo manipulim të tyre, por kërkoi nga ata që të dalin dhe të mbajnë përgjegjësi. 

"Kur zgjedh individë qe te lëpihen për momentin, herët a vone do ja vuash pisllëkun qe mbartin ne veten e tyre. PD gaboi ne marrëveshjen e ndyre te 5 qershorit. Gaboi kur pëlqeu me shume Çelibashin e zonës se Dushkut se sa Rusmailin

Gaboi ne përzgjedhjen e anëtareve te KASIT dhe RREGULLATORIT. Drejtuesit e PD ne atë kohe heshtën dhe besoj se u kënaqen për tenderin 23 milion euro te identifikimit elektronik te votuesve

E kur shoh e dëgjoj sot dëngla se KQZ, KASI etj komandohen nga Rama, atëherë po ju pyes??? Pse jua “drodhën” këta tuajt qe ju zgjodhët me aq zell e dashamirësi??????

A mbani përgjegjësi apo ndjeni ndonjë peshe faji për këta plehra qe fale jush janë sot aty si ushtare te Ramës??? Ju thoni Demokrateve dhe Shqiptareve se sa nga 23 milion eurot e këtij pazari përfunduan ne xhepat e juaj qe gatuat këtë mendër KQZ

Tani a ka mundësi te heshtni!! Nuk është rasti pare qe ju dalin kundra apo ju “ luftojnë” ato individë qe i keni zgjedhur, promovuar e përkrahur duke ju hyre ne hak DEMOKRATEVE A nuk ishte Benet Bec një nga këta????? Kur zgjedh për pazare, do ta vuash ne kurriz pazaret e pazarlijve

Ankimet, ulëritët apo klithmat e padrejtësive qe ju bëjnë sot ata qe keni zgjedhur vete duke shtyre te tjerë, nuk i beson me njeri. Prandaj mos na hapni barkun e mos na çani trapin me këtë lloj qurravitje. Kur kam folur unë ne komision për këta plehra ne korrik 2020, me dërdëllisnin si parimor. Tani rrini urte dhe heshtni se nuk jemi te gjithë njëlloj servil te pështirë qe te duartrokasim për çdo pazar te ndyre tuajin e te ulerasim kur te zgjedhurit tuaj dalin ashtu siç janë FUNDERRINA", shkruan Murrizi. 

murrizi pd qurravitje

Lini një Përgjigje