TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Dhjetor 2025, 15:16

Berisha paralajmëron vijimin e protestave, kreu i PD: Qytetarët të përgatiten!

Shkruar nga Pamfleti

Berisha paralajmëron vijimin e protestave, kreu i PD: Qytetarët

Pas Foltores, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëroi sot se opozita do të vijojë me protesta të fuqishme.

“Ku ja heq Rama imunitetin Belinda Ballukut? Ky më parë rrëzon mandatin e tij se sa i heq imunitetin asaj, sepse ajo bëhet e penduar fill. Ajo është një, mos e pyet, një shtet të tërë te këmbët e veta e ka në mënyrën  më të paimagjinueshme…Ndaj dhe ne në një dialog intensiv me shqiptarët duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vend. Pas Foltores, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëroi sot se opozita do të vijojë me protesta të fuqishme”, tha Berisha.

Teksa iu referua abuzimeve me tenderë të zv.kryeministres Balluku dhe kundërshtimit të kryeministrit Rama ndaj vendimit te GJKKO-së për pezullimin e saj nga detyra, Berisha theksoi se ka ardhur koha që opozita të organizojë protesta të fuqishme.

“Ndaj dhe ne në një dialog intensiv me shqiptarët duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi", u shpreh kreu i PD.

Lini një Përgjigje