
Pas rikthimit si kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur punën për riorganizimin e PD-së.
Basha duket se nuk do të humbasë kohë pasi vendosi që në shtator të nisë organizimi i partisë.
Ndërsa ditën e sotme kreu i PD-së është takuar me drejtues të Qarkut të Durrësit. Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se përfshirja e të rinjve, intelektualëve dhe specialistëve të ndershëm janë prioriteti i partisë.
“Me drejtuesit politikë të Qarkut të Durrësit nisëm punën për riorganizimin e Partisë Demokratike.
Modernizimi, hapja, përfshirja e sa më shumë të rinjve dhe të rejave, e intelektualëve dhe specialistëve të ndershëm, janë prioriteti ynë për t’u dhënë shqiptarëve një alternativë që reflekton ambiciet e tyre për një ndryshim të vërtetë”, shkruan Basha.
Lini një Përgjigje