TAGS-AT E JAVËS

Kulture 5 Shtator 2023, 19:52

"Rrëfimet tuaja le të pushtojnë botën", Presidentja Osmani i dorëzon Ismail Kadaresë Dekretin e nënshtetësisë së Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

"Rrëfimet tuaja le të pushtojnë botën",

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka dorëzuar shkrimtarit të njohur Ismail Kadare Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Osmani shprehet se shkrimtari Kadare vazhdon të pushtojë botën me rrëfimet e tij.

"Sot shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, nderit të kombit tonë, ia dorëzova Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës.

Mirë se vini Ismail Kadare në familjen e madhe të Kosovës! Rrëfimet tuaja le të vazhdojnë ta pushtojnë botën duke na kujtuar fuqinë e letërsisë për t`i formësuar perspektivat, sfiduar normat dhe nxitur dialogun!", shkruan Osmani.

osmani ismail kadare dekretin e nënshtetësisë së kosovës

Lini një Përgjigje