TAGS-AT E JAVËS

Kulture 4 Prill 2025, 12:36

Homazhet për Margarita Xhepën, Ndriçim Xhepa rrëfen dëshirën e fundit të nënës së tij

Shkruar nga Pamfleti
Homazhet për Margarita Xhepën, Ndriçim Xhepa rrëfen
Djali i aktores Margarita Xhepa, Ndriçim Xhepa

Djali i aktores Margarita Xhepa, Ndriçim Xhepa rrëfeu sot për mediat dëshirën e fundit të nënës së tij, e cila mbylli sytë një ditë më parë në moshën 91-vjeçare.

Ai u shpreh se aktorja ikonike dëshironte të luante edhe një film.

“Mbylli jetën e saj në mënyrë normale pavarësisht se dy muajt e fundit kishte probleme të karakterit shëndetësor, lodhjet e viteve bëjnë të vetën. Kishte një natyrë të çuditshme, madje kur binte biseda në momente të shkëputura, kishte vite që thoshte për skenë nuk kam fuqi, por për filmin kishte dëshirë të bënte edhe një. Filmi ‘Bolero në vilën e pleqve’ përkon edhe me fundin e jetës së saj.”, tha Xhepa.

Aktorja e njohur e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa ka ndërruar jetë ditën e djeshme (3 Prill) në moshën 91-vjeçare.

Homazhet për aktoren e madhe, Margarita Xhepa po mbahen ditën e sotme në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në orën 10:00-13:00.

Aktorja e së fundmi ka qenë e rënduar nga mushkëritë dhe ndërroi jetë në një spital privat.

Një ditë para se të ndërronte jetë, Margarita Xhepa festoi ditëlindjen e 91-të. Aktorja është një nga figurat më të dashura të teatrit dhe filmit shqiptar. Zonja e madhe e skenës numëron mbi 150 role në teatër dhe 32 në kinematografi.

homazhet për margarita xhepën ndriçim xhepa rrëfen dëshirën e fundit të nënës së tij

Lini një Përgjigje