TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Nëntor 2023, 16:02

Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Fier, disa persona të asfiksuar

Shkruar nga Pamfleti

Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Fier, disa persona

Shtëpia e të moshuarve në qytetin e Fierit është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Për pasojë disa persona kanë mbetur të asfiksuar dhe janë dërguar në spital.

Zjarrfikëset kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë shuarjen e flakëve. Fatmirësisht të moshuarit kanë arritur të nxirren nga azili dhe nuk ka të dëmtuar nga flakët, përveç disa të asfiksuarve që po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Burime paraprake bëjnë me dije se shkak është bërë një shkëndijë elektrike e shkaktuar nga një banesë ngjitur.

Rreth orës 15:30 në shtëpinë e të moshuarëve Fier, në katin e dytë, ka rënë zjarr. Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Të gjithë të moshuarit janë evakuuar dhe disa prej tyre janë dërguar në spital për asistencë mjekësore pasi nuk janë ndjerë mirë për shkak të tymit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit”, sqaron policia.

Lini një Përgjigje