TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Maj 2023, 18:08

Vrisnin “për hobi”, Elvis Demçe dhe "princi fisnik" dalin para gjykatës italiane

Shkruar nga Pamfleti
Vrisnin “për hobi”, Elvis Demçe dhe "princi
Matteo Costacurta dhe Elvis Demçe

Ditën e sotme ka nisur gjyqi në Itali ndaj Elvis Demçes dhe Matteo Costacurta, i njohur si “Princi” për shkak të origjinës së tij fisnike. Të dy akuzohen për tentativën e vrasjes së Alessio Marzani. Matteo Costacurta është vënë në pranga në gusht të vitit të kaluar nga policia italiane. Emri i tij nuk është i njohur në botën e krimit në Shqipëri, mirëpo ai ishte pjesë e grupit të shqiptarit Elvis Demçe, që e mbante veten si “Zot” në Itali.

Costacurta ishte “masha” e Demçes, pra ai ishte vrasësi me pagesë që shqiptari punësoi për kryerjen e një ekzekutimi kriminal.

Plani për tentativën e dështuar të vrasjes së Alessio Marzanit

Një “bos” i njohur me emrin Daniele Gallarello ka kontaktuar Elvis Demçen që t’i gjente një person për të ekzekutuar Alessio Marzanit. Ky i fundit i kërkonte një mijë euro në muaj (gjithsej rreth 40 mijë euro) nga Gallarello, si dëmshpërblim për ruajtjen e drogës. Sipas aktakuzës, Gallarello i jep 15 mijë euro Demçes që të identifikojë 2 vrasës të besueshëm, të aftë për të vrarë armikun. Shqiptari identifikon Matteo Costacurta dhe një person tjetër, identiteti i të cilit nuk dihet. 2 vrasësit planifikojnë pritën së bashku me Demçen në detaje, nga koha e deri te mjetet e përdorimit, ndonëse plani dështoi.

Si ndodhi atentati

Në 22 tetor 2021, Alessio Marzanit po udhëtonte me biçikletë teksa Costacurta së bashku me personi tjetër e qëllojnë me breshëri arme, ku plumbat e kapin në anën e majtë të gjoksit dhe krahut. Viktima strehohet brenda një ndërtese, ku një banor i hap derën, ndërsa një fqinj telefonon karabinierët duke thënë se ka dëgjuar të shtëna me armë. Policia gjen Marzanin të plagosur i cili iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Kush është Matteo Costacurta?

Matteo Costacurta njihej me pseudonimin "Princi" për shkak të origjinës së tij fisnike, pasi mban një mbiemër të fisnikërisë veneciane. Mediat italiane e përshkruajnë si një “kriminel i pamëshirshëm", që e kishte vrasjen hobi. Sipas hetuesve, sapo Costacurta ka marrë foton e personit që do të ekzekutonte ka thënë “E ka fytyrën shumë të madhe të m..., nuk do zgjasë gjatë". Vrasësi mezi pret të kryejë detyrën, vijon dosja, ndonëse nuk ia doli ta kryente “me sukses”.

Si rezultat i këtyre hetimeve, në pranga ka rënë edhe ish-futbollisti i të rinjve të Lazios, Daniele Corvesi, i cili u përgjua teksa po planifikonte vrasjen e dy magjistratëve së bashku me Elvis Demçen. Këtij të fundit, iu shtua edhe akuza për vrasje.

Elvis Demçe, i lindur në Shqipëri në vitin 1986 është rritur në Castelli Romani, një zonë historikisht vendimtare për trafikun e drogës. Emri i tij ka dalë në lajme për herë të parë pas vrasjes së Federico Di Meo, kriminelit të vrarë në Velletri më 24 shtator 2013 në një pritë pak metra larg shtëpisë së tij.

Hetimet e para çuan në identifikimin e Demçes si autorin kryesor. Që atëherë, bosi shqiptar ka qenë protagonist i hetimeve të ndryshme, të gjitha me trafik droge në qendër. “Grupi i Demçes” është një nyje e rëndësishme ku takohen kartele të ndryshme kriminale aktive në kryeqytet.

elvis demçe

Lini një Përgjigje