TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Maj 2024, 11:20

Vrasja e Edmond Papës, Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e dy të akuzuarve për ekzekutimin e biznesmenit

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Edmond Papës, Gjykata e Tiranës rrëzon

Gjykata e Tiranës ka refuzuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të Andrew Bodes dhe Albano Velos, të akuzuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa.

Edmond Papa u ekzekuta në Tiranë më 16 dhjetor 2022 teksa dyshohet se u eleminua si shenjë hakmarrje ndaj vrasjes së 27-vjeçarit Aleksandër Sadikajt tek rrethrrotullimi i TEG, më 11 qershor 2022.

Ndaj kunatit Aleksandër Sadikajt, Albano Velo dhe të pandehurit tjetër rëndon akuza e vrasjes me paramendim.

Prokuroria e Tiranës ndërkohë ka ndarë një procedim penal për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në vrasjen e Papës.

Albano Velo, 30-vjeçari i arrestuar nga policia e Tiranës si autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Edmond Papa, është kunati i Aleksandër Sadikajt.

I riu është bashkëshorti i motrës së Aleksandër Sadikajt dhe djali i një efektivi policie.

Ai është arrestuar nga policia më 31 dhjetor 2022 në aeroportin e Rinasit, teksa kthehej nga Franca ku kishte shkuar katër ditë pas ekzekutimit të Edmond Papa në një lokal në Tiranë.

Autori i dyshuar, Albano Velo është tradhtuar nga disa kamera sigurie, të cilat e kanë fiksuar teksa ai mbante nën vëzhgim Edmomnd Papën, i cili mbeti i vrarë më 16 dhjetor të vitit 2022. Vetë 30-vjeçari ka mohuar përfshirjen e tij në këtë krim.

 

Lini një Përgjigje