TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Shtator 2025, 13:39

U kapën me armë, drogë dhe municion luftarak, arrestohen 2 të rinjtë në Dibër

Shkruar nga Pamfleti

U kapën me armë, drogë dhe municion luftarak, arrestohen 2

Policia ka arrestuar 2 persona në Dibër pasi u kapën me armë zjarri dhe lëndë narkotike kanabis.

Dy të rinjtë, Elsi Kuca (Dauti) 26 vjeç, dhe Aleksandër Tota 22 vjeç u kapën në flagrancë teksa policia ka ndaluar automjetin e tyre.

Gjatë kontrolleve në banesën e 22-vjeçarit, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe 25 copë fishekë, të cilët i mbante pa leje.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Dibër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të operacioneve policore me objektiv identifikimin e shtetasve që posedojnë armë zjarri, si dhe mbajnë apo shesin lëndë narkotike duke cenuar sigurinë e qytetarëve, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Mesnata”.

Si rezultat, shërbimet e Policisë, në fshatin Sllovë, kanë ndaluar automjetin tip “Peugeot”, që drejtohej nga shtetasi E. K. (D), 26 vjeç, banues në fshatin Blliçë dhe pasagjerin, shtetasin A. T., 22 vjeç, banues në fshatin Fushë-Alie.

Gjatë kontrollit fizik, 26-vjeçarit iu gjet e fshehur në trup një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje.

Po në vijim të operacionit, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në banesat e këtyre dy shtetasve, ku, në banesën e shtetasit A. T., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe 25 copë fishekë, të cilët i mbante pa leje.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• E. K. (D), për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

• A. T., për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje