TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Prill 2024, 07:55

Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Verona, mes 13 të arrestuarve edhe shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti

Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Verona, mes 13

Policia e Veronës ka arrestuar 13 persona, me kombësi italiane dhe shqiptare, të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike. Operacioni policor është zhvilluar në Valpolicella dhe në Verona.

Sipas mediave italiane, policia ka urdhëruar edhe sekuestrimin e një lokali të njohur, në pronësi të njërit prej të dyshuarve, që dyshohet se ishte vend furnizimi dhe shpërndarjeje i lëndës narkotike.

Aktivitetet janë zhvilluar që nga viti 2022 pas zbulimit të disa armëve klandestine.

verona trafik droge

Lini një Përgjigje