TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Maj 2025, 11:28

Qëlloi mjeken me pistoletë lodër dhe përplasi 3 makina të policisë, arrestohet 42 vjeçari; çfarë iu gjet në banesë

Shkruar nga Pamfleti

Qëlloi mjeken me pistoletë lodër dhe përplasi 3 makina

Policia e Tiranës, ka vënë në pranga një 42- vjeçar pasi ditën e djeshme, ka rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë, duke përplasuar 3 makinat e tyre, me automjetin që drejtonte.

Gjithçka nisi pas një incidenti të raportuar në QSUT rreth orës 9:00. Gjatë tentativës për tu larguar nga spitali 42-vjeçari qëlloi me një pistoletë me gogla një mjeke.

Gjatë aksionit për kapjen e tij, ai përplasi 3 makina policie, ku si pasojë gjatë përplasjes u dëmtuan lehtë edhe 2 punonjës të qarkullimit rrugor.

Gjatë kontrollit të banesës dhe të automjetit të tij, iu gjetën sasi municioni për armë zjarri, si edhe armë gjahu, armë të ftohta e pjesë përbërëse arme.

Ndërkohë burime bëjnë me dije se 42-vjeçari kishte qenë i shtruar në spitalin piskiatrik për shkak të problemeve të shëndetit mendor.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4: arrestuan shtetasin Enis Vrapi , 42 vjeç, pasi ditën e djeshme, ka rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë, duke përplasuar 3 automjetet e tyre, me automjetin që drejtonte, ku si pasojë, u dëmtuan lehtë 2 punonjës policie të qarkullimit rrugor, ka qëlluar me pistoletë lodër një mjeke të QSUT-së, si dhe ka kundërshtuar me dhunë një punonjës SHPSF.  Gjatë kontrollit të banesës dhe të automjetit të tij, iu gjetën sasi municioni për armë zjarri dhe armë gjahu, armë të ftohta dhe pjesë përbërëse arme", thuhet në njoftimin e policisë. 

Lini një Përgjigje