TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Gusht 2025, 11:49

"Pse më ke sharë nënën"/ Detaje nga ngjarja në Tiranë, pse 42-vjeçari tentoi të djegë bashkëjetuesen

Shkruar nga Pamfleti

"Pse më ke sharë nënën"/ Detaje nga ngjarja

Një 42-vjeçar, i identifikuar si Alfred Llozhi, u arrestua nga policia e Tiranës pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses dhe tentoi të digjte atë dhe banesën e tyre.  

Mësohet se çifti kishte konflikte të vazhdueshme për shkaqe xhelozie. Një ditë më parë, ata kishin debatuar pasi Llozhi pretendonte se gruaja i kishtë sharë nënën. “Pse më ke sharë nënën”, i ka thënë ai.  

42-vjeçari ka hedhur benzinë ndaj gruas dhe shtëpisë dhe më pas ka tentuar t'i djegë. Ka qenë gruaja që ka marrë në telefon policinë, duke shmangur përshkallëzimin e ngjarjes.  

 "Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan A. Ll., 42 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, si dhe ka tentuar të djegë atë dhe banesën e tyre", njoftoi policia. 

 

Lini një Përgjigje