TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Qershor 2024, 16:15

Pjesë e grupit që kalonin emigrantë drejt BE, arrestohet efektivi i shpallur në kërkim

Shkruar nga Pamfleti

Pjesë e grupit që kalonin emigrantë drejt BE, arrestohet efektivi

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar një efke4itv të shpallur në kërkim. Në pranga ka rënë Briken Tereziu, 39-vjeç, i dyshuar për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Terziu ka qenë pjesë e grupit që u godit para pak ditësh në Rinas, të cilët kalonin qytetarë drejt BE në shkelje të ligjit.

Në vijim të komunikatës së datës 04.06.2024, mbi ekzekutimin e masave të sigurimit personal ndaj 8 punonjësve të policisë, efektivë në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas dhe pas shpalljes në kërkim të punonjësit të policisë, Inspektor B. T., 39 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka bërë të mundur sot arrestimin dhe ekzekutimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, të vendosur ndaj tij nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Caktimi i masave të sigurimit personal ndaj punonjësve të policisë u bë i mundur si rezultat i hetimeve disa mujore të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke aplikuar edhe metoda speciale të hetimit, nëpërmjet të cilave u siguruan prova dhe fakte për implikimin e tyre në veprimtari kriminale”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Lini një Përgjigje