TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Korrik 2024, 11:22

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, arrestohet 59-vjeçari në Tiranë; flakët rrezikojnë 5 banesa

Shkruar nga Pamfleti

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, arrestohet 59-vjeçari

Një 59 vjeçar është vendosur në pranga pasi ndezi zjarr për të djegur mbeturinat dhe për shkak të erës së fortë flakët u përhapën duke djegur disa pemë ulliri dhe duke rrezikuar 5 banesa.

Ngjarja ka ndodhur të dielën e 28 korrikut në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shkozës”.

"Zjarri që dyshohet se ka ndezur M. Rr., 59 vjeç, banues në fshatin Kllojkë, Tiranë është përhapur në një sipërfaqe rreth 5000 m2, ka djegur disa pemë ulliri dhe ka rrezikuar 5 banesa", thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për vepën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr".

Lini një Përgjigje