TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Shkurt 2025, 13:41

Lëvizte me pistoletë dhe drogë në makinë, arrestohet 22-vjeçari në Krujë; në pranga edhe shoku i tij

Shkruar nga Pamfleti

Lëvizte me pistoletë dhe drogë në makinë, arrestohet

Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia në Krujë, pasi lëvizte me pistoletë dhe kanabis në një makinë.

Ndërkohë në pranga është vendosur edhe drejtuesi i automjetit, për moskallëzim krimi.

"Finalizohet operacioni policor i koduar “Armed”. Qarkullonte me armë zjarri pistoletë dhe lëndë narkotike kanabis, në një automjet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 22-vjeçari. Vihet në pranga dhe drejtuesi i automjetit, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, municion luftarak, sasia e lëndës narkotike dhe automjeti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në  vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë apo lëndë narkotike, mbi bazën e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Armed”.

Gjatë operacionit, në Fushë Krujë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A. V dhe pasagjer shtetasin A. D. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. D. iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. D., 22 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; A. V., 27 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit’. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Lini një Përgjigje