TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Qershor 2024, 10:56

Kishte fshehur mes detergjentëve kokainë me vlerë 3 milionë euro, arrestohet shqiptari në Francë

Shkruar nga Pamfleti

Kishte fshehur mes detergjentëve kokainë me vlerë 3 milionë

Policia franceze ka sekuestruar 74 kg kokainë në doganën e Perthus, ndërsa në pranga ka rënë një shqiptar.

Doganierët u pozicionuan në portën e madhe të tarifave të Perthus, në autostradën A9 drejt Francës. Ata kryen kontroll rrugor në një mjet mallrash të rëndë.

Mjeti është i regjistruar në Itali dhe drejtues ishte një shtetas shqiptar, i cili po udhëtonte drejt Italisë.

Gjysmë-rimorkio përmbante një ngarkesë me detergjent rrobash. Pas kontrolleve rezultoi se në këtë makinë kishte 74 kg kokainë, ngarkesë e cila nëse dilte në treg kapte vlerën e 2.9 mln eurove.

Sakaq, ditën e djeshme gjykata e Perpignanit dënoi shoferin shqiptar me 4 vite burg dhe ndalim në territorin francez për 10 vjet.

detergjente kokaine shqiptar france 3 milionë euro

Lini një Përgjigje