TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Tetor 2025, 17:11

Aksident në Portin e Durrësit, “Benz-i” përplaset me kamionin; plagoset çifti

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Portin e Durrësit, “Benz-i” përplaset me

Një aksident i rëndë ka ndodhur në portin detar të Durrësit, ku një “Benz” është përplasur me një kamion.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur drejtuesi i automjetit dhe bashkëshortja e tij, që lëviznin me makinë në rrugën e portit.

Ata janë dërguar në spital, ku drejtuesi i mjetit po merr kujdes mjekësor.

Gruaja është e tronditur, ndërsa i shoqi ka pësuar dëmtime po jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndërkaq ka nisur punën për të zbardhur dinamikën e aksidentit.

Lini një Përgjigje