
Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me komunikimet që janë zhvilluar mes Igli Haxhiajt, policit të anti-terrorit, i cili u arrestua ditën e djeshme, pas një operacioni të SPAK dhe anti-mafies italiane, kundër një organizate të trafikut ndërkombëtar të drogës.
Nga dosja e publikuar nga News24, mësohen të tjera detaje lidhur me bisedat mes Haxhiajt dhe anëtarëve të tjerë të grupit që u godit pas operacionit të zhvilluar me prokurorinë e Brechias.
Pjesë nga biseda:
Bisedë e datës 08.03.2021.
I.Haxhiaj: Vlla si e ke punën andej… A ke noi mall të mirë me çmim
SEJRCV: Si e kom hajde mo tu lëviz për me bo lekët si gjithmonë. Ku? Kam holand me 29 më duket.. Ma ofruan para ca ditësh, origjinal… Se tpërzim kam plot me 25 po të hy në punë me luspa me krejt.
I.Haxhiaj: Qenka shtrenjt, kuptoj… Po prap është duke u dhënë me aq.
Bisedë e datës 08.02.2021 midis kodit pin HY67U7 në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodin pin FM369H.
FM369H: Kjo është, nuk e di sa ka akoma gjendje duhet me pyet.. me 28 mund ta le ty… Fol e më thuaj, të të jap një për provë e shife. Por me këta jemi me lekë në dorë
I.Haxhiaj: Kuptoj file… Ca çmimi.. A është e mirë?… Me lekë në dorë se pa lekë s’dua unë… A është e mirë di gjë?
FM369H: Merreni nje per test dhe vendosni. Mgjth duhet ti pyes nëse ka ngel dhe sa… Flit me njerëzit dhe nëse janë ok, të flas për gjendjen unë.
Bisedë e datës 01.03.2021.
FM369H: Kam një copë në Athinë, e do? Ke me çfarë e sjell?
I.Haxhiaj: Po duhet të flas…Pmln është ajo ?
FM369H: ajo ngarkeseëeshte… A eshte pml, a boddy, rolex nuk e di fiks… Por ajo punë është.
FM369H: 29k blerja ktyre 2k transp, 31k … e marrim 30k.
Lini një Përgjigje