
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti në Kroaci, ku mbetën të plagosur katër shqiptarë.
Sipas mediave kroate, një 22-vjeçar shqiptar që drejtonte një automjet tip Volkswagen ka hyrë në korsinë e kundërt në rrugën Zagrebacka, në qytetin Crnec Dugoselski dhe i ka prerë rrugë një kamioni me ngarkesë.
Dy automjetet janë përplasur kokë më kokë dhe kamioni që drejtohej nga një 41 vjeçar nga Bosnja dhe Hercegovina me qëndrimi i përkohshëm në Kroaci, u përmbys anash rrugës.
Drejtuesi i një automjeti tjetër, për të shmangur përplasjen, ka frenuar dhe më pas ka dalë nga rruga. Pas përplasjes edhe makina ku udhëtonin shqiptarët është përmbysur.
Në aksident kanë mbetur të lënduar rëndë të dy drejtuesit e automjeteve dhe katër pasagjerë, tre shqiptarë të moshës 41, 43 dhe 45 vjeç dhe një shtetas nepalez me qëndrim të përkohshëm në Kroaci, 26 vjeç.
Të plagosurit janë dërguar në Qendrën Spitalore Klinike në Zagreb dhe në Spitalin Klinik të Dubravës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Lini një Përgjigje