Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur babai i ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në rrugën “Bardhyl”, ku 87-vjeçari Luan Pirdeni është përplasur nga një automjet teksa po lëvizte me biçikletë.
Menjëherë pas aksidentit, i moshuari është transportuar drejt Spitalit të Traumës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Kur nuk dihen shkaqet e aksidentit, pse eshte arrestuar? Apo sepse eshte babai i ministres i ndjeri ? Patjeter qe eshte fatkeqesi por lajmi i shpejte qe arrestohet shoferi eshte neverites.....
Aksidenti ka ndodhur dhe dikush, (pavaresisht se babai i kujt eshte) ka humbur jeten. Cilatdo qe te kene qene shkaqet, prape dikush ka vdekur dhe ai qe ka shkaktuar vdekjen duhet te ndalohet pavaresisht shkaqeve. Nuk hyn ministri apo ministresha ketu fare.
Mjere shoferi se ai 87 mbi biciklete, vaj e paska pase jeten