
Është ajo filozofi, është ai motiv, është ajo babëzi që kërkon fitore me çdo kusht dhe me çdo çmim.
I humbi zgjedhjet e 14 majit një vit më parë në Bashkinë e Himarës me gjithë represionin e pa shembullt. Ishte një shokë i rëndë përball interesave të mëdha që kishte. Ai duhej ti fitonte patjetër.
Duhej t’i fitonte pa tjetër sepse pikërisht nga fitorja e këtyre zgjedhjeve varej fati i skemës së merimangës që ai kishte endur vete për shumë e shumë projekte që lidheshin me interesat e tij familjare, por interesat e shumë dhurimeve të bëra prej tij për njerëz me influenca pushteti.
Ai ka gjetur një Shqipëri në rrugë dhe për atë nuk është atdhe i askujt ku për këdo që njeh dhe që ia vlen për pushtetin e tij ka një dhuratë, ka një koncesion ose diçka tjetër të ngjashme. Një “bamirësi” që nuk e kam lexuar kurrë dhe as që e kam dëgjuar.
Kam një siguri të arsyeshme, se Edi Rama ka bërë rrugën me të gjatë me këto zgjedhje të cilat i bëri të përsëritura vetë ai me urdhrat që u ka dhënë të gjitha institucioneve ti hapnin rrugë, duke i kërcënuar hezituesit me “goditje bërthamore”.
Katrahurën e zgjedhjeve të 14 majit Rama po e përsërit me një katrahurë tjetër sot, që është më mafioze dhe më antidemokratike se e para , në çdo drejtim të fillimit dhe të mbarimit të procesit.
Zgjedhjet e përsëritura të Himarës me të gjithë treguesit e tyre politik, ligjor dhe demokratik janë imazhi i kopjuar i zgjedhjeve të përgjithshme lokale të bëra në të gjithë territorin e Shqipërisë në 14 maj 2023.
Është ajo filozofi, është ai motiv, është ajo babëzi që kërkon fitore me çdo kusht dhe me çdo çmim.
Ka vajtur shteti në Himarë thonë njerëzit të habitur nga do!
I gjithi.
Me kuç e me maç thonë në zonën e labërisë.
Po Himara një qytezë është çfarë rëndësi ka?!
Gjëja është e thjeshtë por e rëndësishme për atë. Për atë që kemi në krye, ku shumica tashmë i thonë diktator.
Sepse këto zgjedhje i duhen me pa tjetër, për dy arsye themelore:
E para i duhen për t’i treguar mundësisht opinionit europiano- perëndimore, se ai është i pa zëvendësueshëm për shqiptarët. Nuk ka udhëheqës europian si ai. Atë e do gjithë populli, në çdo qytet, në çdo krahinë. Në çdo metër katror e votojnë.
Rrofsh o zoti ynë që na e fale!.
Natyrisht që ky imazh i duhet edhe për Blinkenin, Melonin dhe Macronin, të cilët i viziton hera herës, duke iu propozuar si dhuratë nga një copë Shqipërie po t’iu pëlqej, të cilën e ka kthyer si pa të keq në atdhe bakshishesh.
Dhe kur diktatori mendon se i duhet ajo qe është e nevojshme për ta bërë e bën, duke komanduar nga dhoma e tij e butonave. Të gjitha institucionet i ka në mënyrë kapulare nën kontrollin e dorës dhe mendjes së tij.
Kështu, në këtë nivel ka zbritur gjendja e demokracisë në këtë vend.
E dyta dhe kjo ka një rëndësi speciale për interesat e tij personale, lidhet me projektet e tij të ndërthurura korruptive në hapësirat turistike të kësaj zone bregdetare.
Dikush duhet t’ia sjell në kushte të përdorshme në dorë ato që ai ka endur në rrjetën e merimangës. ? Dikush duhet t’ia legalizoj.
Bejleri e refuzoi dhe hë për hë po provon burgun politikë të tij, me gjasa që gjykata e Strasburgut ta liroj nga akuza, por ai me pushtetin dhe padrejtësinë ka fituar kohën dhe pasuritë.
Besoj se me këto kushte do ta ketë nisur rrugën e rekrutimit të Vangjel Tavos, i cili e kishte akuzuar dikur si hajdut votash. Brenda një afere, më jep të jap ndihmën e pushtetit me pashë. Kështu ka vazhduar rrugën plani për grabitjen e Bashkisë së Himarës, i cili ka një mal të madh me kapërcime, që tregojnë qartë se as këto zgjedhje të fituara nga dikush tjetër më parë nuk duheshin anuluar e përsëritur, por as Vangjel Tavo nuk kishte pse të katapuktohej në Himarë.
Por ndërsa Vangjel Tavo mbetet si risia e pare e zgjedhjeve të përsëritura me forcë në Himarë, kryekomisioneri i zgjedhjeve Ilirian Çelibashi mbetet risia e dytë dhe më e nxira e këtyre zgjedhjeve.
Kryekomisioneri i zgjedhjeve ishte njeriu i parë që duhej të reagonte fortë kur Tavo dhe zyrtarët e lartë shtetëror shpërndanin certifikata pronësie në Himarë në valën e fushatës elektorale. Por nuk e bëri.
Madje harroi se ka përgjegjësi etike dhe ligjore, si ndaj rekomandimeve problematike OSBE- ODIR, ashtu dhe ndaj ligjit shqiptarë.
Përfytyro se çfarë të pa besueshme po ndodhin!
Një njëqindvjeçari i mohohet vota në Himarë. E pse? Se i ka mbaruar koha fizike e afatit të kartës. Dhe pretendohet se në Himarë ka 100 të tillë.
Me mijëra i janë shtuar listës që rezultojnë të mos jenë banor por pushues ose përfaqësues të oligarkëve me të cilat Rama parashikon që të stolis në prespektivë të ardhmen e pronave të tij.
Mbi 6000 qytetar të Himarës u ndaluan qëllimisht me truk shtetëror nga e drejta për te votuar, sepse iu ka mbaruar afati i kartës. Dhe kjo ka ndodhur në një popullsi me 22 mijë votues nga ku vetëm 8000 kanë shprehur votë.
Në një kohë kur të gjitha veprimet janë kryer normalisht në bankë dhe kudo me këtë kartë identiteti nga këta njerëz, me urdhër shtetëror janë ndaluar të votojnë.
Në një kohë kur shteti i bëri të vlefshme këto karta thjesht me një urdhër të ministrit të brendshëm një vit më pare, sot ndërpritet arsyetimi mëtejshëm. Shteti zbulohet më qartë sa nuk ka më ku të vej, se nuk i ka dashur këta votues të shprehnin vullnetin e tyre. Tek pavlefshmëria e këtyre kartave të pa vlefshme gjendet manipulimi i pushtetit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve se bashku, me në krye Ilirian Celibashin.
Kryekomisioneri Celibashi i cili duhej ta aktivizonte institucionalisht alarmin dhe të gjendej një zgjidhje çka në çdo kohë do ishte e mundur, qëllimisht ka heshtur.
Ndërsa zëvendës kryeministria Belinda Balluku me urdhër të dhomës së butonave ndryshe nga viti kaluar e ndaloi zyrtarisht votimin me këto dokumente, që në bankë dhe në çdo veprim administrative vlejnë.
Ndërsa ju interesonte që problemi që mbi 6000 votues të mos e shprehnin votën e tyre, tashti autorin e fajit e gjejnë tek ligji dhe tek viktima që është ndaluar qëllimisht për të votuar.
Çfarë paradoksi grabitqarësh!
Zgjedhjet që u përsëritën dje në Bashkinë e Himarës përfunduan me rezultatin e parashikuar prej kreut të regjimit. Ai i fitoi këto zgjedhje si Putini ,si Lukashenko madje edhe shumë keq se Erdogani, ndërsa të gjithë i thonë “ndale marrëzinë!”
Himara dje ishte në një vjedhje të programuar nga regjimi vetëm për fitore.
Zgjedhjet e përsëritura me dhunë , duke kapërcyer çdo normalitet të ligjit u projektuan sipas idesë së tij “madhështore”, që unë jam gjithçka dhe këtu bëhet sipas interesit dhe vullnetit tim, ku përtej këtij vullneti qoftë edhe populli vetë i bie gurit me kokë. Pra, nuk ka shanse që të më kundërshtojë dot.
Këtë zgjedhje në gjithë shëmbëlltirën e tyre nuk ishin gjë tjetër veçse një ritual dëshpërues hajdutërie.
Tërë procesi i këtyre zgjedhjeve ishte një lesh i tjerrur me furkën e intrigës së ustait që po qe se i bëjmë një retrospektiv fillimit dhe mbarimit të këtij procesi nisi me burgosjen e Fredi Bejlerit.
Përfundimisht duhet ta dimë mire të gjithë, se këto zgjedhje ishin një tjetër dëshmi e fortë, që ky rezultat do na pres në të gjitha zgjedhjet e mundshme me këtë sistem manipulimi që ka krijuar regjimi, në se nuk e përmbysim dhe njerëzve t’iu jepet mundësia të shprehin vullnetin e lirë të votës vetëm nëpërmjet një qeverie teknike.
Pushteti i korruptuar i krimit drogës dhe hajnisë jeton me përfytërimin faraonik të vazhdimësisë së tij, por në se ne ngrihemi dhe përballemi, siç duhet të përballemi vërtet, do çuditemi edhe vetë në dobësinë e përmbysjes së tij.
Lini një Përgjigje