
Sipas një raporti alarmant, rreziku i konfliktit civil në pesë vitet e ardhshme është 18.5%. A është ky fillimi i fundit të stabilitetit evropian?
Profesori David Betz nga King’s College i Londrës identifikon një bashkëndërrim shqetësues të tre faktorëve strukturorë që po e shtyjnë Evropën Perëndimore drejt skenarëve të konfliktit civil, të paparë që nga koha e pas Luftës së Dytë Botërore. Tre shtyllat e krizës janë:
Polarizimi identitar: Ndarjet nuk janë më mbi baza politike apo ideologjike, por mbi identitete të papajtueshme. Për shembull, në Britaninë e Madhe ka lindur një lëvizje politike myslimane që merret vetëm me çështje ndërkombëtare si Gaza, duke anashkaluar politikat e brendshme të vendit. Kjo situatë minon funksionimin e demokracisë liberale, pasi bën të pamundur kompromisin politik.
Rënia demografike e popullsisë autoktone: Sipas projeksioneve, popullsia vendase do të bëhet pakicë në disa vende evropiane brenda një brezi (në Britani deri në vitin 2060). Ky ndryshim perceptohet si "zëvendësim kulturor" i orkestruar nga elitat post-nacionale, dhe jo si zhvillim natyral. Kështu krijohet një hendek midis klasës politike dhe vullnetit popullor.
Humbja e besimit institucional: Politikanët, mediat, policia, drejtësia, kisha dhe sektori shëndetësor kanë humbur besimin e gjerë të publikut. Besimi tek politikanët ka rënë në nivele minimale, duke kompromentuar aftësinë e sistemit demokratik për të zgjidhur konfliktet paqësisht.
Sipas Betz, janë dy skenarë që mund të ndodhin: ose një revoltë nacionaliste kundër elitave post-nacionale me forma lufte të fshehtë dhe atentate, ose dhunë urbane mes popullsisë vendase dhe të ardhurve. Mundësia e konfliktit civil vjetor llogaritet në 4%, ndërsa brenda pesë vjetëve arrin në 18.5%.
Rasti francez si model i krizës Franca pasqyron shumë qartë krizën institucionale. Fushata "Bloquons tout" bashkoi forca skajshmërisht të kundërta si Rassemblement National dhe La France Insoumise, duke fituar bashkë 325 nga 577 vende në parlament. Dorëheqja e kryeministrit Bayrou pas mandatit më të shkurtër në historinë republikane është shenjë e destabilitetit ekstrem. Sipas analizës, politika evropiane ndikohet fort nga grupet neokonservatore amerikane dhe financa globale. Ndryshimi në krye të Forumit Ekonomik Botëror, me Larry Fink të BlackRock që zëvendëson Klaus Schwab, simbolizon bashkimin mes financës së lartë dhe industrisë farmaceutike në kontrollin global të vendimmarrjes.
Evropa në prag lufte kognitive
Konvergjenca e faktorëve të mësipërm krijon terren për konflikte civile të paimagjinueshme që nga viti 1945. Italia paraqet rastin më të ndjeshëm, për shkak të pozitës së saj gjeostrategjike dhe ndasive të brendshme. Tensionet veri-jug mund të minojnë unitetin kombëtar dhe varësia nga ekonomia evropiane e bën edhe më të brishtë.
Konfliktet civile do të dëmtijnë rolin e Evropës si aktore globale. Fenomenet sociale gjithnjë e më shumë shfaqen si spektakël në rrjetet sociale, ku qëllimi është dukshmërëa, jo rezultati politik. Kjo do të instrumentalizohet nga qendrat e pushtetit, të cilat e kanalizojnë zemërimin popullor në protesta të kontrolluara, që nuk kanë ndikim real.
Sipas Betz, Evropa rrezikon të bëhet viktimë e një "lufte kognitive", që zhvillohet jo nga jashtë, por nga brenda. Një strategji totalitare që synon të krijojë popullsi të nënshtruara jo vetëm politikisht, por edhe ideologjikisht. Ëorld Economic Forum, tashmë në duart e Larry Fink, përfaqëson modelin e pushtetit teknokratik që përmes teknologjisë dhe manipulimit psikologjik, synon të kthehet në një "qeveri hije" globale.
Zgjedhjet do të shndërrohen në marketing politik dhe vullneti popullor në diçka të boshatisur. Algoritmet e rrjeteve sociale thellojnë ndasitë, duke u dhënë përparësi narrativave përçarëse. Shoqëritë digjitale humbasin aftësinë për mendim kritik dhe mobilizim kolektiv.
Italia ilustron qartë pasojat e kësaj lufte: përçarje territoriale e thelluar nga teknologjitë, rrënimi i familjes si strukturë sociale dhe krijimi i individëve të varur psikologjikisht nga platforma digjitale. Kjo dobëson aftësinë e shoqërisë për rezistencë dhe autonomi.
Sistemet e sigurisë detyrohen të mbrojnë shoqëri që nuk kanë më "antitrupat kulturorë" ndaj manipulimit. Si kompensim, forcohet survejimi dhe kontrolli shtetër or, duke krijuar një cikël ku kontrolli prodhon pasivitet, dhe qytetarët bëhen të varur nga mbrojtja e jashtme.
Përfundim
Evropa Perëndimore ndodhet para një krize strukturore: polarizim identitar, zbehje e peshës së popullsisë autoktone dhe rënie e besimit në institucione. Këto, së bashku me ngritjen e pushteteve teknokratike dhe strategjitë e luftës kognitive, po minojnë themelet e kohezionit kombëtar dhe stabilitetit demokratik. Rreziku që Evropa të bëhet një laborator kontrolli teknologjik dhe psikologjik është real. Sfida urgjente është ruajtja e kohezionit social dhe forcimi i institucioneve demokratike. /Përshtati "Pamfleti" nga "Inside Over"
*Domini komandoi anijen Mogano, kontingjentin italian në Sinai dhe bazat detare të Venedikut dhe Augustës. Ai ndoqi Kolegjin e Shtabit Detar të Marinës Mbretërore në Greenwich (Londër) dhe shërbeu si Atashe i Mbrojtjes në Ambasadën Italiane në Zagreb. Ai ka dhënë mësim strategji detare dhe histori detare për një kohë të gjatë në Institutin e Luftës Detare në Livorno dhe në Institutin e Studimeve Ushtarake dhe Detare në Venecia. Ai është president i CESMAR (Qendra për Studime mbi Gjeopolitikën dhe Strategjinë Detare "Circolo Fratelli Bonaldi").
Lini një Përgjigje