
Vettingu ishte pazar pozitë-opozitë nga frika e disa spurdhjakë ambasadorëve sepse gjetën pikat e dobëta të politikaneve hajdutë dhe frikacakë.
Opozita duhet të jetë parimore në çdo betejë të saj politike e në çdo votë që jep në Parlament sidomos kur votohet bashkë me mazhorancën.
Bashkimi i votës së opozitës me mazhorancën duhet të jetë vetëm për ratifikim marrëveshjeje ndërkombëtare që kanë interes Kombëtar dhe në rastet kur bëhet fjalë për të ndihmuar qytetarët në çdo rast fatkeqësie natyrore.
Opozita duhet të ketë moral që të jetë e besueshme si alternativë për qytetarët dhe morali buron nga transparenca e qëndrimeve politike publike dhe për çdo votë që bashkohet me mazhorancën për çdo ligj apo çështje, e jo të bashkosh votat për interesa të ngushta të një grushti vemjesh siç ndodhi në korrik të vitit 2024 me Kodin Zgjedhor.
Opozita duhet të karakterizohet nga dinjiteti politik dhe fisnikëria njerëzore që të pranojë në çdo kohë dhe të kërkojë falje në kohë për çdo vendim, qëndrim apo votim të gabuar që ka bërë sepse të kërkosh ndjesë nuk është turp kurrë nëse ke gabuar pa dashje e nuk ke bërë pazar për interesa të pista.
Vettingu ishte pazar pozitë-opozitë nga frika e disa spurdhjakë ambasadorëve sepse gjetën pikat e dobëta të politikaneve hajdutë dhe frikacakë.
Votimi në bllok i trupës vettinguese ishte pazar i pistë mes një grushti palaçosh deputetë për të bërë qoka sepse Shqipëria kishte plot juristë të rinj që mund të përzgjidheshin për të kontrolluar 800 gjyqtarë dhe prokurorë e nuk kishte pse të votohej as Kominç patronazhisti as “Silvia Konti” e Bulevardit e 29 letrat e tjerë.
Pazari i ndyrë i radhës ishte ai i vitit 2022 kur ju shty mandati anëtarëve të KPK edhe dy vite të tjera për pazar personal të Luli Bashës dhe lëpirësave profesionistë që në atë kohë të “vrisnin” për Lulin e sot nxitojnë kush ta “vrasë” Lulin më shumë.
Opozita duhet të jetë alternativë ndryshe në qasje dhe individë që ju paraqet shqiptarëve si listë për tu zgjedhur e jo fotokopje e keqe e pushtetit se ndryshe qytetarët të bëjnë atë që nuk thuhet mu në fletë të votimit.
Lini një Përgjigje