
Gara zgjedhore në Serbi prandaj ka degraduar mes fashizmit të kuq e atij të zi, meqë atje ka dështuar demokracia liberale.
Gara e sotme mes dy blloqeve politike në Serbi, më rikthen tek libri i Phillip Cohen-it, "Lufta e fshehtë e Serbisë".
Në fillim të Luftës së Dytë Botërore, kur Mbretëria e Jugosllavisë po shkonte në histori, elita politike serbe, qe përcaktuar në atë mënyrë që "Lisi (i madh) serb - për të ruajtur substancën e tij", planifikoi të degëzohej në dy degë, njëra, plotësisht simpatike për Hitlerin dhe gjermanët - e Nediqit (Ljotiqit), dhe tjetra - e cila do të përcaktohej "për pritjen e fitores së aleatëve", ajo e çetnikut Mihailoviç.
Dy rrymat e fashizmit modern serb - ai prorus në krye me Listën “Serbia nuk duhet të ndalet”, të cilës i prin presidenti serb Aleksandar Vuçiç, në njërën anë, dhe - lista kuazi-properendimore - aleanca e qendrës së majtë "Serbia kundër dhunës", të rikthejnë tek ndarja në prag të LDB.
"Lisi" i madh serb, e sheh tek Putini, Hiterin e tij shpëtimtar, ndërkaq dega e dytë, është përcaktuar për pritje, meqë ajo e sheh shptimin e Serbisë tek rikthimi i mundshëm i Donald Trump-it në Shtëpinë e
Bardhë.
Prandaj Brukseli e ka toleruar Vuçiçin ta mbarshtrojë "Botën Serbe" (Serbinë, Malin e Zi dhe Republikën Serbe -B&H), duke mos refuzuar as aneksimin e veriut të Kosovës, në rast se Serbia do të ishte në gjendje ta bënte atë - akt të kryer në 24 shtator.
Gara zgjedhore në Serbi prandaj ka degraduar mes fashizmit të kuq e atij të zi, meqë atje ka dështuar demokracia liberale.
Një pjesë të përgjegjësisë për këtë dështim gjithësesi e ka Brukseli, meqë toleroi etablimin e fashizmit në Serbi.
Historia nuk përsëritet në trajtën e saj të plotë, por atë do të duhej ta njihnim, që të mësojmë nga ajo.
Lini një Përgjigje