TAGS-AT E JAVËS

Forum 7 Shtator 2023, 13:16

Lufta e UÇK-së imponoi krijimin e shtetit

Shkruar nga Dr. Sadri RAMABAJA
Lufta e UÇK-së imponoi krijimin e shtetit
UÇK

I takon shoqërisë civile, botës akademike, qytetarisë aktive që të ndërtojnë Leviatanin e kufizuar dhe demokracinë progresive, si dëshmi se si popull meritojmë Lirinë. Këtë e kemi obligim moral e historik edhe kundruall spartanëve të UÇK-së, që bënë të pamundurën të mundshme.

Kosova, ky piemont i kryengritjes shqiptare për pavarësi [1910–1912] tok me Pazarin e Ri dhe kryeqendërn e saj Shkupin, me gjithë hapësirën shqiptare në Maqedoninë Perendimore, në tetor të vitit 1912, vetëm sa kishin ndërruar pushtuesit; kishte pretenduar pushteti shekullor osman, si vise shqiptare ishin gdhirë nën pushtimin e Serbisë.
Përballja e rreptë në Merdar dhe Kumanovë, sa edhe në pikat tjera si në Sfircë, Ush e Kolashin, ishin shoqëruar me masakra masive.
Leon Trotsky, revolucionari rus me origjinë hebreje, njëra nga figurat qendrore të Revolucionit të Tetorit, i dyti pas Leninit, ka përshkruar me plasticitet të jashtëzakonshëm këto masakra tronditëse të ushtarëve serbë ndaj shqiptarëve në gazetën e famshme ukrainase ‘Kievskaya Misl’.

Rrëfimet tronditëse të Leon Trockit për dhunën dhe gjenocidin kudo ku shkeli këmba e ushtrisë serbe kundër shqiptarëve në vitet 1912–1913, shquhen për objektivitet të jashtëzakonshëm. Ja se si e fillon ai raportin e parë që mban titullin sinjifikativ - ‘Pas perdes së luftërave ballkanike’.

Republika dhe korridori i lirisë
Lufta e UÇK-së imponoi krijimin e shtetit — Republikës së dytë shqiptare në truallin e Arbërit. Liria përmes UÇK-së zbriti nga malet, duke pushtuar e marrë në protektorat të saj pastaj qendrat urbane. Si rrjedhojë lidhja mes Lirisë dhe shtetit mbetet komplekse. Sjellja e opozitës sot në Kosovë është shembulli më eklatant. Studiuesit e fushës prandaj kanë konstatuar se, shpesh “zgjerimit të shtetit i bëhet rezistencë, sepse njerëzit duan ta ruajnë lirinë e tyre…”
Dinjiteti i ushtarit të UÇK-së dhe ideali i Lirisë nuk durojnë asesi që në emër të “meritave” dhe anarkisë, të keqpërdoret tutje UÇK-ja si mburojë dhe kundërpeshë përballë gjakimit për instalimin e Shtetit.
UÇK-ja nuk duhet lejuar tutje t’i lihet në dorë si “trashëgimi private” një grushti injorantësh. Shih për këtë, ka ardhur koha që UÇK-ja, si njëra nga kryevlerat tona, përmes ligjit, të merret në mbrojtje nga Shteti.

Konform teorisë së sociologut politik Charls Tilly, që ka të bëjë me rolin e faktorit specifik strukturor — rritjen e shpeshtësisë dhe kërcënimit të luftës ndërshtetërore (me Serbinë), sidomos nëse këtij fakti i shtojmë edhe interesat gjeopolitike ruse për hapjen e frontit të dytë të luftës në Europë, nevoja dhe urgjenca për ndërtimin e Shtetit nuk është më vetëm imanencë e brendshme.

Në përputhje me teorinë në fjalë, zhvillimet e dy viteve të fundit në raportet Kosovë-Serbi, duhet riparë edhe në dritën e kërcënimeve dhe fuqizimit ushtarak të Serbisë. Ky fakt e kushtëzon unifikimin e faktorit shqiptar dhe fuqizimin e shtetit.

NATO dhe BE nuk kanë nevojë që nga shqiptarët sërish të kërkojnë që ta dëshmojnë përkushtimin për mbrojtjen e veriut të Republikës dhe ruajtjen e integritetit territorial tok me fuqizimin e Shtetit, përmes reprizimit të fitores së betejës së Sempahut helvetik sot në Mitrovicë, nëse duan ta shmangin këtë front që po pretendojnë ta imponojnë tok Serbia dhe Rusia. Në kontekstin e zhvillimeve politike e ushtarake të kohës, kur Habsburgët ishin forcuar në rrafshin ushtarak, u bë i domosdoshëm bashkimi i kantoneve helvetike, duke ndikuar kështu në forcimin e kapaciteteve të shtetit zviceran. Në këtë kuadër, fitorja e ushtrisë zvicerane në betejën e Sempach-ut kishte treguar fuqinë e këmbësorisë zvicerane përballë edhe kaloroisë së Habsburgëve me armatim të rëndë.]
Diplomacia perëndimore sot në Kosovë duhet njëkohësisht të respektojnë dinjitetin e njeriut krahas insistimit për të drejtat e minoritetit serb për më shumë pushtet, pa cenuar fatin e demokracisë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç pas takimit që pati me ambasadorin rus në Serbi, Aleksandar Botsan-Kharachenko, pohon:

“Është konfirmuar synimi për të vazhduar ruajtjen e marrëdhënieve të mira me Federatën Ruse”.

Historia serbe ka diçka përbashkuese me atë ruse: që të dyja kanë ndjekur një rrugë shumë të ndryshme nga ajo e Europës dhe pikërisht atë, që krijoi shumë më pak liri.

Shteti despotik ka marrë goditjen e fuqishme më 14 shkurt 2021. Ai proces që quhet “sundim i ligjit” varet gjithashtu nga prangat në kyqet e këmbëve të Leviatanit, siç do të thoshin D.Acemoglu dhe J.A.Robinson.

Ne do të duhej të pajtoheshim gjithashtu se këto “pranga”, nuk janë vetëm produkt i kushtetutave dhe betimit, por siç dëshmon historia moderne, ato janë pjesë e litarit që mbanë shoqëria, respektivisht aktivizmi qytetar dhe vullneti politik i qeverive progresiste.

Përndryshe, rrëshqitja dhe rikthimi tek Leviatani despotik është akt pastaj fare i “natyrshëm”.

Unë shpeshherë rikujtoj Qeverinë më liberale në Europën Juglindore të F.S.Nolit dhe rrugët që ndoqi Zogu dhe aleatët e tij të jashtëm, para së gjithash Serbia, për kthimin e tij, pra të Zogut, në pushtet. Këtë paralele e tërheq meqë, kam vu re se opozita me kohë ka aplikuar metodat e njohura për destabilizim, që në shkencat politike quhen akte që për qëllim kanë “shkatërrimin politik kreativ”.

Kam frikë se Gjykata Kushtetuese, Këshilli Prokurorial dhe përgjithësisht sistemi i
drejtësisë … shto këtu dhe një lagje të mirë të mediave, me këto veprime absurde që bien ndesh me gjakimin e brezave për liri dhe për ndërtimin e Shtetit të së drejtës, janë vu në shërbim të axhendës politike të klaneve dhe opozitës për kthim të Leviatanit despotik, megjithëse jam i vetëdijshëm se kemi rrethana tjera historike dhe vullnet politik të qytetarisë sonë që pamundëson një rrëshqitje të tillë drejt regresit historik.

Republika jonë më 14 shkurt 2021 i dha fund Epokës së Errët, disi ngjashëm siç kishte vepruar Athina në antikitet. Pas reformave të Solonit, Athina ishte bërë një shoqëri pronarësh të vegjël, por edhe më e fortë, sidomos pas ndryshimeve të teknologjisë ushtarake. Kishim të bënim me zëvendësimin e bronzit nga hekuri. Uzurpimi i pushtetit nga elitat e padëshiruara u bë më i vështirë. Në ndihmë për ruajtjen e Leviatanit dhe përkufizimin e tij, qytetarëve ju erdhën edhe ligjet e aplikuar si ai i ostracizmit dhe zgjedhjeve.

Në një shoqëri patriarkale, me bazë, deri vonë, fisin, hierarkia politike pashmangshëm merr formën e dominancës së një klani mbi tjetrin, duke i hapur rrugë një lloji Leviatani që do të shkatërronte gjithë opozitën dhe kundërshtarët, konkludojnë dy studiuesit e njohur të këtyre fenomeneve shoqërore Daron Acemoglu dhe James A. Rovinson.

Eksperimenti me Shtetin dhe shoqërinë nga ana e LDK-së, sidomos në dekadën e fundit të shekullit të kaluar, por jo më pak edhe ai i PDK-së (SHIK-ut), për dy dekada pas luftës, e dëshmon këtë.
Tani kemi të bëjmë me fenomenin e përplasjes së dy parimeve: në njërën anë parimit  për ndërtimin e Shtetit dhe, në anën tjetër, parimit të klaneve – mbajtjes peng të shtetit. Parimi që po ndjek qeveria është për rendin dhe Kombin, që i kundërvihet rreptë përpjekjes për rikthim të së vjetrës, respektivisht kaosit dhe anarkisë, që ju shkon për shtati lirisë së klaneve.

I takon VV-së dhe shoqërisë civile, botës akademike, të ndërtojë Leviatanin e kufizuar dhe demokracinë progresive, si dëshmi se si popull meritojmë Lirinë. Këtë e kemi obligim moral e historik edhe kundruall spartanëve të UÇK-së, që bënë të pamundurën të mundshme.
UÇK-ja si kryevlerë prandaj është e barazvlefshme me Shtetitn. Ajo rrjedhimisht duhet të mbrohet me ligj. Në emrë të saj nuk duhet lejuar të flasin injoranca dhe mbështetësit e despozizmit.

***

Liria e fituar në përballje me gilgameshët modern serb dhe “sozitë” e tyre në cilësinë e marionetave tipike, që Beogradi i përdori përplot njëzet vjetë pas çlirimit, duke rrezikuar që Republika të shndërrohet jo vetëm në Leviatan despotik, por edhe në Shtet të dështuar, është rifituar nga populli, qytetaria aktive, më 14 shkurt 2021. Qytetaria aktive sërish do të gjejë rrugët që ta ndërtojnë kontrollin dhe balancën mes pushteteve. Ky brez e ka përvetësuar tashmë leksionin e demokracisë moderne që buron nga balanca delikate e pushtetit mes shtetit dhe shoqërisë.

Njëri nga tre hartuesit e Kushtetutës amerikane, James Madison, tek insistonte ta bind popullin për ta ratifikuar atë, shkruante:

“Gjatë projektimit të një qeverie … vështërsia më e madhe ka të bëjë me faktin se së pari duhet t’i mundësosh qeverisë të kontrollojë të qeverisurit dhe më pas ta detyrosh atë të kontrollojë veten.”

Kjo legjislaturë duhet ta ketë të qartë se Republika ndodhet tani në korridorin e duhur të ecjes drejt Leviatanit të prangosur [progresiv].
Përveç përkujdesit të shtuar për investime dhe zhvillim ekonomik, Drejtësia, rrjedhimisht procesi i Vetingut, vazhdon të mbetet thembra e Akilit edhe pas tri viteve të qeverisjes së re. Realizimi i Vetingut prandaj mbetet çelësi për “kontrollimin e të qeverisurve” — kësaj merimange burokratësh që kanë kapur Drejtësinë dhe Mediat, dy instrumentet më qenësore përmes të cilëve olhokratët tok me oligakratët dhe mbetjet e pushtetit serb, vazhdojnë ta mbajnë peng Republikën.

Kontrolli i Leviatanit të prangosur [progresiv] pastaj, është çështje e qytetarisë aktive dhe dëshmi e maturimit të demokracisë sonë.

lufta e uÇk-së

Lini një Përgjigje