TAGS-AT E JAVËS

Forum 5 Nëntor 2024, 20:36

Kostoja e marrëveshjeve të vogla të Berishës

Shkruar nga Ylli Pata

Kostoja e marrëveshjeve të vogla të Berishës

Sot ka bërë shumë zhurmë, mënyra sesi deputetetët e Berishës kanë bërë kapërcimin e ylberit nga revolucioni në parlamentarizëm, a thua se është bukë e djathtë.

Sali Berisha është politikani klasik shqiptar që e ka nisur karrierën e tij politike, ose më mirë të themi e ka shtyrë si pasojë e marrëveshjeve që ka bërë me rivalët e tij.

Berisha nuk ka ardhur asnjëherë në pushtet në mënyrë klasike, si pasojë e votës, por duke shtyrë një deal që ta bënte të mundur ardhjen në pushtet.

Sot Berisha nuk e ka të mundur këtë, sepse është i pandehur dhe non grata, por vesi del me shpirtin. Ai ka bërë marrëveshje të vogla me Edi Ramën, qoftë në statusin e tij politik, por edhe në biznesin e tij dhe të enturazhit që e rrethon.

Sot ka bërë shumë zhurmë, mënyra sesi deputetetët e Berishës kanë bërë kapërcimin e ylberit nga revolucioni në parlamentarizëm, a thua se është bukë e djathtë.

Në të vërtetë këtu ka një deal, siç ka pasur për amnistinë, siç ka pasur për mbylljen e listave, e këtë radhë gjithçka po luhet për Gjykatën Kushtetuese. Ku Parlamenti pritet të votojë javën e ardhshme një kandidat për të zgjedhur një anëtar të ri i cili do të jetë jetik për të nxjerrë Sali Berishën në liri, pas kërkesës së bërë nga avokati i tij.

Mendo sikur në fund të këtij muaji ashtu siç pritet, Gjykata Kushtetuese të vendosë rrëzimin e vendimeve të të gjitha gjykatave shqiptare për masën e Sigurisë së Sali Berishës e ta kthente në liri.

Nëse ndodh, është një vendim jo gjyqësor por i pastër politik, një vendim i ardhur nga një marrëveshje e vogël, që i leverdis përkohësisht Sali Berishës, e vetëm atij, por jo opozitës.

Një vendim politik që nuk do të ketë aspak rëndësi apo pasojë në procesin e rastit të klubit Partizani, i cili ende nuk ka filluar.

Për një opozitë, e gjitha kjo që po ndodh është një marrëveshje e vogël, madje shumë e vogël. Mazhoranca natyrisht ka përgjegjësinë e saj, por në këtë rast koston e ka opozita, e cila pasi dogji karriget e shpërtheu molotovët, nuk hoqi që në momentin e parë dyshimin se dardha e ka bishtin prapa. Është dialektike që palët të shkojnë në një marrëveshje pas një përplasje.

Aksioma e vjetër prusiane thotë se lufta është diplomacia më efikase, në kuptimin se pas një përplasje dramatike gjërat do të zgjidhen si pasojë e avancimeve në territor. Ka ehe raste kur në mungesë të rezultateve ndodhin armëpushime për favor të civilëve, njerëzve që janë të rrezikuar nga situata e luftës. Por nuk jemi në këtë rast, pasi nuk kemi pasur asnjë ditë një përplasje ku aktorë kanë qenë njerëzit. Ka qenë thjesht një kryengritje pallati, kryengritje që nxori vetëm pak flakë, tym e pluhur. E si përfundim arritën në një marrëveshje të vockël që mund ta zbresin doktorin nga kati i tetë. Po në gjyq, kush do ta mbrojë?

Lini një Përgjigje

Forum