TAGS-AT E JAVËS

Forum29 Dhjetor 2024, 07:37

Gara në PD për t'i hequr ‘non gratën’ Berishës dhe halli i emrit në listën e kandidatëve për deputetë!

Shkruar nga Adriatik Doci

Gara në PD për t'i hequr ‘non gratën’

Të gjithë këto personazhe i bashkon pasiguria nëse do të jenë pjesë e listës.

Ka një garë të ethshme mes disa personazheve të opozitë për të folur me Trump për t'i hequr non gratën Berishës.

Genc Pollo tha në një intervistë se kishte folur me njerëzit e Trump për mundësinë e heqjes së non gratës Berishës.

Belind Këlliçi dhe Fatmir Mediu gjithashtu i kanë çuar fjalë në vesh Trumpit për t'i hequr non gratën Berishës.

Albana Vokshi nuk ka folur me Trump, por ka shkuar te një fallxhore te Rruga e Kavajës, e cila i ka konfirmuar se Trump do t'ia heqë non gratën Berishës para pranverës.

Edhe Xhelal Mziu po zhvillon takime në Kamëz për t'i hequr non gratën.

Gjekmarkaj edhe kur ishte në spital ka menduar vetëm se si të ndihmojë për heqjen e non gratës. Jozefina Topalli ka ndezur qirinj dhe është lutur për heqjen e non gratës.

Të gjithë këto personazhe i bashkon pasiguria nëse do të jenë pjesë e listës. Ndaj kjo garë, me shumë gjasa, do të vijojë deri kur Berisha të shpallë listën e kandidatëve për deputetë.

Lini një Përgjigje