Ndaj, ata që heshtin sot përpara farsave, bëjnë mirë të luten që nesër qeverisë nuk do t’i shkrepë t’u sajojë ndonjë kamikaz me pagesë, të cilin më pas e degdisin nëpër botë. Vetëm kaq mjafton, të të marrin pronën dhe lirinë.
Dënimi me burg i Ervin Salianjit është sinjali i dytë i alarmit që konfirmon se drejtësia po shndërrohet në një mashë qorre në duart e qeverisë. Rasti i parë ishte Beleri.
Ndoshta shumë shqiptarë nuk deshën ta shihnin farsën që iu be Belerit për shkak të gjynaheve të shkuara që ai ka ndaj Shqipërisë.
Ndoshta shumë shqiptarë nuk duan njësoj te shohin farsën qe iu bë Salianjit për shkak të bindjeve të tyre politike apo preferencave personale.
Por edhe kriminelët më të mëdhenj, në burg dërgohen me prova dhe proces të ligjshëm ligjor. Nuk iu merret liria sepse qeveria do të rrëmbejë Himarën apo kryeministri dhe ish ministri i Brendshëm duan të nxjerrin inatet e tyre personale ndaj kundërshtarëve politike.
Si Beleri dhe Salianji janë dërguar në burg mbi bazën e dëshmive nga dëshmitarë të paguar. Ai që zinte peshk në Himarë, mori miliona drejtëpërdrejtë nga policia e shtetit dhe u përdor si dëshmitar për të dënuar Belerin. Për më tepër, prokuroria e Vlorës falsifikoi certifikatën e gjendjes gjyqësore për ta futur në burg.
Në rastin e Salianjit, Alizoti u kap në përgjim duke i thënë shefit të komisariatit të Fierit me sill lekët se kam mbetur pë lekë. Madje e trajtonte atë si zar.
Askush nuk e hetoi sa lekë i pagoi shefi i policisë Alizotit dhe nga dolën ato lekë. Ishin parë të ligjshme që u paguan nga buxheti i policisë apo ishin para të pista. Gjithsesi, në të dy rastet pagatori i dëshmitareve është qeveria, që i donte në burg edhe Belerin dhe Salianjin.
Nëse gjykatat e këtij vendi burgosin njerëz më dëshmitarë të paguar, Shqipërisë i kanoset një gjëmë e madhe. Ky është fashizmi.
Gjykatat janë vija e fundit që mbron qytetarin nga pushteti abuziv i qeverisë. Kur ato bëhen vegël qorre e pushtetit, nuk ka më as demokraci, as liri dhe as siguri për askënd.
Qeveria ka fuqi të paguaje me mijëra dëshmitarë kundër kujtdo. Madje të të nxjerrë kundër farefisin, por edhe familjen po iu desh. A nuk bëntë këtë Enver Hoxha?
Ervin Salianjin e burgosën pa provë që ka paguar Babalen dhe Alizotin. Pa provë që i njihte apo ka patur kontakte me ta. Pa provë që ka qenë aty kur është berë regjistrimi. Prova e vetme kundër tij ishte ajo se qeveria e donte në burg. Dhe koha po tregon se nëse qeveria të do në burg, nuk ke shpëtim.
Bota këtë problem e ka zgjidhur 8 shekuj më parë. Magna Carta nuk bëri asgjë tjeter, vetëm se i hoqi mbretit pushtetin që të burgoste njerëz pa ligj dhe t’u rrëmbente pronat po pa ligj.
Ndaj, ata që heshtin sot përpara farsave, bëjnë mirë të luten që nesër qeverisë nuk do t’i shkrepë t’u sajojë ndonjë kamikaz me pagesë, të cilin më pas e degdisin nëpër botë. Vetëm kaq mjafton, të të marrin pronën dhe lirinë.
Pra në meshirë të fatit, ose në doren e kllounëve pa dinjitet të veshur me mantelin e zi të Drejtesisë së Re.
Lini një Përgjigje