TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi30 Qershor 2024, 08:39

Rruga “prej ari”/ Aksi Thumanë-Kashar që kushtoi 4 herë më shtrenjtë se autostrada në Greqi dhe Itali hapet sot me pagesë

Shkruar nga Pamfleti
Rruga “prej ari”/ Aksi Thumanë-Kashar që kushtoi 4
Edi Rama

Sagës së aksit Thumanë-Kashar i ka ardhur fundi, teksa kryeministri Edi Rama ka njoftuar se rruga “prej ari” do të hapet sot për qarkullimin e mjeteve prej orës 19:00.

Kalimi në këtë rrugë do të jetë me pagesë, vlera e të cilës do varet nga lloji i mjetit, por që nuk do të jetë më poshtë se 2.1 euro. Kjo tarifë do të përllogaritet çdo vit, dhe kompania private Gener 2 do mund ta rrisë atë në varësi të luhatjeve të kursit të këmbimit lekë euro.

Aksi Thumanë-Kashar  ‘rruga prej ari’

Deri në katër herë më shumë se rrugët europiane i ka kushtuar Shqipërisë koncesioni Thumanë-Kashar.

Një raport i Bankës Europiane të Investimeve tregon se në 2021, një kontratë koncesionare për ndërtimin e një autostrade në Çeki 32 km të gjatë, si dhe mirëmbajtje për 28 vite do të kushtojë 16.5 milionë euro/km.

Ndërkohë një koncesion tjetër, Kekava Bypass në Letoni, ndërtim dhe mirëmbajtje për 20 vjet do të kushtojë 14.2 milionë euro/km.

Në Shqipëri, Gener 2 ka planifikuar një koncesion me vlerë 1.3 miliardë euro për 35 vite. Ndërtimi, mirëmbajtja dhe transferimi i saj do të kushtojë 61.9 milionë euro/km, vlerë 3 deri në 4 herë më e lartë se partneritetet europiane.

Vlera është shumë më e lartë krahasuar edhe me vetë shifrat e qeverisë shqiptare, e cila në Listën e Investimeve Strategjike 2019-2020 zbulonte se me fondet e veta rruga do të ndërtohej për 169 milionë euro.

Ndërkohë me marrëveshjen e re të negociuar nga qeveria, tarifa për rrugën do të indeksohet me inflacionin dhe në 8 vitet e para shteti vendos garanci prej 22.8 milionë eurosh që të mblidhen të ardhurat e planifikuara. Koncesionarit i njihet dhe e drejta për të mbledhur të ardhurat shtesë, për të cilat do paguajë vetëm një tatim-fitim.

Në këto kushte, barra e tarifës mbi qytetarët e bën ndërtimin e kësaj autostradë më të kushtueshme edhe se autostradat e cilësisë “A” në Greqi dhe Itali.

Por, projektet infrastrukturore në Shqipëri kanë treguar se përveç kostove të larta nuk ofrojnë as sigurinë për qytetarët.

Rrugët, të cilat edhe pse kanë gllabëruar miliona e miliona euro janë një rrezik i vazhdueshëm për qytetarët shqiptarë të cilët udhëtojnë çdo ditë, për shkak se mirëmbajtja është një proces që bëhet me hope.

Saga Thumanë – Kashar në shifra

Aksi fushor Thumanë - Kashar ka vlerën me të lartë të ndonjë rrugë në botë për kilometër:

59 euro për milimetër rrugë

590 euro për centimeter rrugë

59.000 Euro për metër rrugë

59 milionë euro për kilometer rrugë

Sipas kontrates koncesionare për gjithë periudhën e koncesionit të rrugës Thumanë – Vorë – Kashar (35 vite), parashikohen mbi 1.3 miliardë euro për 22 km rrugë për kompaninë Gener 2! /Pamfleti

aksi thumanë-kashar

1 Komente

  1. T
    Ti je mashtrues

    59 miljon eu per km rrug .??? Çfar rrezet. Nuk ju lezoi ma . 1,3 miljard eu vlera

    Lini një Përgjigje