Përveç garancisë nga Banka e Shtetit, bankat private kanë kërkuar dhe garanci pasurore me dy nga astet e sektorit energjetik
Pas mbledhjes së qeverisë, Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj dha dy njoftime:
1. Qeveria siguroi marrjen e një Eurobondi (borxhi) 600 milionë Euro në tregjet private ndërkombëtare me afat 5 vite e interes 6.125%, por jashtë organizmit të FMN-BB-BERZH, ndërkohë që parlamenti kishte miratuar 500 milionë Euro borxh.
2. Shtesat e pagave të reja të administratës dhe punonjësve buxhetorë për muajt prill-maj, do të likuidohen brenda muajit qershor 2023, ndërsa shtesat e ministrave dhe deputetëve u paguan menjëherë nga fondi rezervë.
Për Eurobondin, Ibrahimaj tha se vlera e borxhit 600 milionë Euro, do përdoret për të shlyer këstet e borxheve ekzistuese, dhe për të bërë likuiditetet e brendshme, 60% e të cilave janë paga e pensione, por nuk sqaroi, përse ky borxh u mor nga tregu i lirë ndërkombëtar dhe jo nga grupi partner FMN, BB, BERZH etj.
Ndërsa për shlyerjen e shtesës së pagave, ministrja nuk sqaroi, se ku i gjeti fondet qeveria si me “shkop magjik”, kur deri para 1 jave nuk kishte as 1 qindarkë në buxhet për t’i paguar.
Një informacion nga Ministria e Financave, ka bërë me dije për “Pamfleti”, se për të bërë këtë shlyerje elektorale të shtesës së pagave, qeveria ka bërë marrëveshje për një borxh të brendshëm 116 milionë Euro me 2 banka private.
Ky borxh do jetë me 1 vit afat e 5% interes, duke filluar kalimin në datën 25 qershor, dhe prej andej përcjellja te Thesari i Shtetit, në sistemin e pagave të reja për 4 muajt prill-korrik, ku vetëm shtesa totale për 1 muaj është 28.8 milionë Euro.
Ndërsa vlera totale e shtesës për qeveritarët, deputetët dhe 132 mijë nëpunës e punonjës buxhetor, është 345 milionë Euro, për të cilët, qeveria tentoi t’i paguante nga borxhet e huaja të marra për investime, por FMN ia bllokoi veprimet Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shtetit.
Tani, qeveria ka gjetur mundësi me marrje borxhi nga bankat private brenda vendit, për pagesat e shtesës së 4 muajve prill-korrik 2023 në vlerë 116 milionë Euro; por deri tani, nuk ka asnjë mundësie për pagesat e muajve gusht-dhjetor deri kur të miratohet buxheti 2024.
Urojmë të mos e jetë e vërtetë, po përveç garancisë nga Banka e Shtetit, 2 bankat private kanë kërkuar edhe garanci pasurore me dy nga asetet e sektorit energjetik.
Kjo garanci me kolateral, kërkohet për shkak se bankat po shikojnë, që qeveria po zhytet në borxhe për të shlyer borxhet e pagat, duke marrë edhe 600 milionë Euro të tjera borxh në tregjet private jashtë FMN, BB e BERZH./Pamfleti
Lini një Përgjigje