TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi 8 Prill 2024, 17:59

Pse po bie euro? Nga çdo dy vite, në vetëm dy stinë, frekuenca e ciklit të ndryshimeve në tregun valutor është prishur

Shkruar nga Pamfleti

Pse po bie euro? Nga çdo dy vite, në vetëm dy stinë,

Nga çdo dy vite, në vetëm dy stinë. Frekuenca e ciklit të ndryshimeve në tregun valutor, e përsëritur gati në mënyrë të rregullt në dy dekada është prishur. Normaliteti i ri në tregun e këmbimit, ai i këmbimit të një euro me rreth 104 lekë krijuar vjeshtën e vitit të shkuar ka zgjatur më pak se gjysmë viti. Euro po këmbehet për më pak se 103 lekë, duke u zhvlerësuar me 9.5 për qind në raport me vetëm një vit më parë.

Relativisht euro ka qenë në një ekuilibër të ri të cilin e pranuam dhe e prisnim. Vinim nga një euro mbi 140 lekë, ndërsa patëm një ekuilibër më afatgjatë në nivelin e 125 lekëve”, u shpreh Dritan Vakaj.

Pjesa më e madhe nga turizmi dhe eksportet, ndjekur nga investimet e huaja dhe dërgesat e emigrantëve... vetëm nëpërmjet këtyre kanaleve në vend gjatë vitit të shkuar hynë gati 11 miliardë euro. Ditët e mbara që turizmi po kalon po shtojnë sinjalet për një zhvlerësim më tej të valutës europiane.

Kemi hyrë, jemi duke hyrë në sezonin turistik. Domosdoshmërisht, siç e kemi parë edhe në vitet e tjera, euro ka pasur trend rënës. Shpresojmë dhe urojmë mos jetë aq i theksuar sa vjet, por trendi do të jetë rënës”, tha Vakaj.

Po cila është “vija e kuqe” në kursin e këmbimit valutor?

100-lekshi është normaliteti i ri që ne presim. Më saktë shpresojmë që kursi i këmbimit mos bjerë poshtë këtij niveli edhe për këtë sezon turistik”, shtoi Vakaj.

Vetëm vitin e shkuar, në gati 600 pikat e këmbimit valutor dhe bankat e nivelit të dytë u këmbyen gati 12 miliardë euro. Ky është niveli më i lartë i shënuar ndonjëherë. /A2 CNN

Lini një Përgjigje