Manovra personale apo gabim diplomatik me pasoja afatgjata?
Pjesëmarrja e Edi Ramës në takimin grotesk të Uashingtonit, në një godinë që mban emrin e Donald Trump për së gjalli, mund të sjellë probleme serioze për Shqipërinë.
Aty, ku çdokush që foli, i bënte ‘hosana’ presidentit Amerikan, sikur të ishte mbret i kohërave të vjetra, mungonte thuajse e gjithë Europa e Bashkuar.
Përveç Viktor Orbanit që është tashmë një ‘dele e zezë’; në pallatin “Donald J Trump” nuk ishte asnjë shtet anëtar i Bashkimit Europian, si dhe asnjë shtet kandidat për t’u pranuar në BE.
Edi Rama, i cili duket ka rrëshqitur totalisht nën hijen e Trumpit, i përballur me një furi europiane që po ndikon fort SPAK, në Bordin e Paqes ishte i vetmi prej shteteve kandidate të Ballkanit për në BE.
Mali i Zi, i cili është një vend që është konsideruar prioritar për t’u anëtarësuar, nuk ka marrë pjesë në këtë nismë, ndërkaq Kroacia, një aleat i NATO-s gjithashtu, por edhe vend mik i afërt i Gjermanisë, ka bërë të ditur se nuk ka pranuar të marrë pjesë. Maqedonia gjithashtu, e sigurisht Serbia.
Kapërdisja e Kryeminstrit shqiptar, i cili “turpin për financuesit e Hagës” e përsëriti edhe në Uashington, duke u kapur pas hekurave të qelisë së Hashim Thaçit, ka shumë gjasa që të shkaktojë probleme për vendin, në marrëdhënien me Europën.
Nuk është çudi që të kemi një reagim edhe politik të vendeve të BE-së, kryesisht Gjermanisë dhe ndoshta edhe Francës, një qëndrim ndaj këtij lineimi të Shqipërisë.
Kjo, pasi nëse kërkon anëtarësimin në BE, së pari duhet të jeshë në një linjë me politikën e jashtme europiane.
Por nga ana tjetër, ka mundësi që të ketë edhe një reagim nga ato “blitzkrieg”-et që bën Gjermania, duke përdorur tërë fuqinë dhe influencën e saj.
Edi Rama, duket ka qenë shumë në siklet derisa është zhbalancuar me 180 gradë. Po luan fort, pasi e ka edhe më komode sepse është na mandatin e katërt dhe përballë ka një ‘gogol’ që e kanë frikë të gjithë. Por në fund ajo që dëmtohet më shumë është Shqipëria. Sepse po u humb treni i radhës për në BE, pra ai i 2030, ka shumë gjasa të mos kapet më. Siç ka ndodhur me Sali Berishën në 1997 apo me Fatos Nanon në 2003./Pamfleti
Shikojeni se si i kenrkone ndihme presidentes se nderuar te kosoves,aman thuaj edhe ti nje fjale te mire se ty te degjone…!!