TAGS-AT E JAVËS

Editorial16 Shkurt 2026, 13:07

Sa zor dy fjalë për Xhelil Gjonin!

Shkruar nga Frrok Çupi
Sa zor dy fjalë për Xhelil Gjonin!
Xhelil Gjoni /

Është thjesht deformim që gazetarët e Zërit të Popullit, të paktën, e patën zor dy fjalë për Xhelil Gjonin...

Nuk i thanë as sot as dje. Përveçse ndonjë media periferike dha lajmin se ‘vdiq Xhelil Gjoni’. Edhe pse ka qenë kryeredaktor i medias qendrore dhe më të madhe të vendit për dyzet vjet.

Asnjë nga gazetarët e ‘Zerit të Popullit’, të paktën, nuk thanë një fjalë. Gazetari për gazetarin flet, me patjetër. Le të ketë qenë ky gazetari tjetër vetë ndihmësi i Neronit. Po flet katunari për katunarin, bujku për bujkun, mjeku për mjekun, fashisti për fashistin, patrioti për ish- patriotin...

Më pak se askush po flet komunisti për komunistin. Ja që edhe komunistët paskan frikë si dikur fashistët.

Xhelil Gjoni ishte një gazetar. Kush kaloi në Zërin e Popullit e konsiderojnë kryeredaktorin më të mirë të të gjitha epokave. Kishte studiuar për gazetari në Moskë. Ishte racional dhe ‘i ftohtë’ në shkrimet e tij, por shumë dinamik, i dobishëm, snajper për të kapur talentin e gazetarëve të rinj që larg. I mëshirshëm dhe i drejtë te zoti.

Unë nuk e kam pasur kryeredaktor, që të jemi të lirë të flasim të drejtën për Xhelil Gjonin. Por dëgjoja nga kolegët tregimet për Xhelilin dhe..., bëja edhe unë si të ishte edhe ‘kryeredaktori im’. Por ata që e kishin nuk thanë asnjë fjalë dje, as sot.

Me pamje të zymtë si atë ditë e kam parë vetëm një herë. I zymtë, nervoz, që gati fliste me vete. Ec e eja për gjashtë orë në bulevardin Stalin, që nga kafe Tirana ku rrinte Dhimitër Shuteriqi, deri te Stacioni i Trenit ku zbrisnin të ardhurit nga Veriu.

Nga ora njëmbëdhjetë deri në në pesë pasdite. Në ora pesë e priste  vetë Enver Hoxha. Në Zërin e Popullit kishte dalë një ‘gabim ideologjik’ atë ditë. Diktatori kishte telefonuar në redaksi dhe u kishte thënë ‘Enver Hoxha jam... Është shkelur vija e Partisë. Thuaji Xhelilit e pres në ora pesë, me propozimet e tij!’.

Edhe Enveri më i stuhishëm se kurrë.

... Kjo ishte ora pesë dhe ecejaket në bulevard.

Sigurisht që gabimi ideologjik nuk falej. As shkelja e vijës së Partisë, aq më tepër. Ndodheshim nën regjim komunist, nuk bëheshin lojëra. O bëj kështu si thotë Partia, o lëre fare... Të tjerat janë broçkulla. Gazetari që shkelte vijën e Partisë merrte kalvar të tmerrshëm. Ishte komunizëm!, po them edhe një herë.

Xhelil Gjoni u paraqit në zyrën e Udhëheqësit, fiks në pesë.

“Dy gazetarët që shkruan shkrimin i ndëshkuam me një qortim”, i tha Enverit’.

-Ndërsa për kryeredaktorin Xhelil Gjoni ju propozoj shkarkimin nga detyra!’, tha Xhelil Gjoni.

Që atë ditë, dy gazetarët vazhduan karrierën e tyre pa pengesa. Asgjë nuk ndodhi. I mbuloi Xhelili, para Zeusit komunist.

Po të kishte qenë Fashist, do të kishte ndodhur ndryshe.

Po pse kaq zor për të thënë dy fjalë për komunistin? Nuk besoj të kenë frikë..., se nga kush të kenë? Por nuk është këtu psikika. Është te dobësia njerëzore dhe te boshllëku kulturor. Sa për ‘komunist e nazist’, Xhelil Gjoni nuk vrau kurrë njeri; as dhunoi, as bëri keq. Pasardhësit demokratë, kanë vrarë një dynja të tërë, brenda një viti vranë aq sa u vranë në Kullat Binjake. Dhe janë të lavdëruar në gazetë.

Por nuk është edhe ky argumenti. Argumenti është pse ‘nuk je i drejtë’, e të thuash dy fjalë edhe sikur të gjithë ‘fashistët’ të të sulmojnë. Të thuash, për shembull, se Xhelil Gjoni shau njerëzit që lanë atdheun dhe ‘ranë në prehrin e borgjezisë’, 1990?!. Është e vërtetë; edhe pse jo e bukur. Thuaj edhe se u bë ‘’fjalëmiri’ i Kupolës së Partisë për të zgjedhur kryetarin e PD, Berisha. Nuk është gjë e mirë, as kjo; Xhelili me Ramizin e hoqën nga vetja dhe na e varën mbi shpatulla 30 vjet Saliun.

Më tmerron hipokrizia. Unë nuk do të kisha radhë të thoja dy fjalë për Xhelil Gjonin, sikur ai të kishte qenë nazist. Ç’ne unë, tekefundit Partia tjetër e nazistëve edhe tani vë radhë hipokritësh.

Tani ka më shumë frikë se atëherë.

Se atëherë nga Zëri i Popullit dolën si dishepujt edhe njerëzit e ferrit. Të dy nga një portë. Porta e Zërit të Popullit ishte kurora e elitës kulturore  në vend. Andej dolën Dritëro Agolli, aty botoi Ismail Kadare, aty doli Petro Marko, Niko Tanini, Spiro Dede, Vangjush Gambeta, Sejfulla malëshova, Shefqet Musarai a Odise Paskali..., ‘tanët dhe të atyre’. Porta ku shfaqeshin adhuruesit e Zërit, si Sali Berisha, Ylli Popa dhe Hysni Milloshi; kjo ishte ku këta botonin ndonjë gjë.

Është thjesht deformim që gazetarët e Zërit të Popullit, të paktën, e patën zor dy fjalë për Xhelil Gjonin, komunist. Me një sy nga fashistët. Nëse kthejnë fytyrën një herë këndej e herën tjetër andej, s’do të ketë çfarë t’u zërë syri më./Pamfleti  

xhelil gjoni

20 Komente

  1. M
    Malo

    Mbajne shallin e kuqe ne varreza e nuk shkruaj e nje rreshte Kur te largo Allahu.

    1. R
      Roku

      Nuk ishte gazetar por lajmes dhe kasap komunist qe regjimi e shperbleu mire..Nje qelbesire me pak!

      1. I
        Intendenti

        Kasap?!!!, ke vrau, ke preu ? kujt i beri keq ? e lexove rastin ne artikull qe edhe kur pati perballje me diktatorin i doli vete perpara ..." me pushoni mua..." , apo hajde te vjellim vrer se keshtu bejme gjithmone, gjakataret i kemi mes nesh drejtojne parti, drejtojne vendin, dikush i ka vrare dikush po i vret nga pak cdo dite me vendime, ligje, urdheresa, etj.

        1. R
          Roku

          Artikulli nuk ka sbkruar shume "bema" te ketij krimineli. Shikoni sa persona ka cuar ne burg ky qelbesire edhe per nje llafe. Tu i beson artikullit te kesaj larve. Ke te drejte, nuk eshte bere asnje gjyq per keta monstra dhe ndaj ti flet qesim..

      2. m
        marangozi

        Ti Frok je nje kellire e peshtire e servil por dhe frikacak , edhe pse do te dujesh trim e me karakter! Ti po te kishe karakter, sdo teb shkruaje kur ishte koha, kur e shanin xhelilin etc e jo sot!!! Por je nje legen qe flirton here majtas e here djathtas, Te ka dale boja si nje prostitute intelektuale njesoj si boja e flokeve

        1. Z
          Zhuzhu

          Prostitute intelektuale Frroku ? Prostitute po, por jo prostitute intelektuale sepse togefjaleshi "prostitute intelektuale" nuk ka lidhje me Frrokun e shkrete, qe eshte thjesht nje bthq vari leshin ! Nje burre kokeloqe qe akoma nuk arrin qe te ndertoje fjali me me shume sesa nje kryefjale , kallezues dhe kundrinor .

        2. f
          fshatari.pafshat

          Komentuesit, me lart, nuk do te mundeshin te shpreheshin sot keshtu lirshem - po te mos ishte edhe Xhelil Gjoni.

          1. r
            roku

            Ti qeke akoma me simptomen e Stokholmit..Ke akoma probleme me diktaturen..

            1. K
              Kunati

              Ha ha ha ! Kush ka p.... per Xhelilin??? Thjesht ka qene kunati i "shokut Xhemal" dhe perfitoi sa mundi! Njeri i keq qe do mbahet mend per keq!

            2. P
              Pojani.

              Nje komunist me pak,një gjiriz që na la peshqesh Sali Halenë.

              1. A
                Arjana

                Xhelil Gjonin, eshte ai qe dha urdher te shembej shtepia e gjyshes sime. Dhe per 10 vjet nuk u ndertua asgje Po u la si vend plerash me mes te Tiranes.Shtepi elbasanase qe gjyshi im financier I talentuar kur vdiq shume I ri ne 1939 ja la amanet gjyshes ta ruante .Kur edhen policet dhe nxoren gjyshen nga shtepia dhe te gjitha librart I hodhen me obor ajo u tha ,se shtepine e kishte lene dhe here tjeter,kur kishte Marr jetimet dhe kishte dal me mal per liri. Arsyeja e shembjes ishte ,se xhaja Po mbijetonte mbas kthimit nga internimi ,5 vjet pa te ardhura vetem me ato qe I jipte bacja Jon e madhe Keshtu e Kam njour une Xhelil Gjonin. Gjithmone Kam menduar, kush ishte I interesuar te shkaterohej nje familjen patriote qe I kishte dhene kaq shume vendit ,xhaja ne art ,halla ne arsim dhe babai im 15 vjet ne nendetese ne e pashaliman.

                1. A
                  Arjana Spahivogli

                  Emrin e Kujtim Spahivogli e mban sot teatri eksperimental,kurse Xhelili qeka harruar edhe diten e vdekjes.

                  1. A
                    Arjana Spahivogli

                    Emri I Kujtim Spahivogli eshte perjetuar Tek teatri eksperimental,kurse kete e paskan harruar edhe diten e vdekjes.

                  2. K
                    Komunisti kriminel

                    Per te vdekurit nuk eshte mire te flasesh keq, por mbi te gjitha, pervecse satrap dhe komunist i verber, ky qe vdiq ka qene dhe imoral i madh! Nuk habitem qe Frroku e paska dashur kaq shume! Zoti mos i falte te dy se e kane ditur shume mire se c`bejne!

                    1. N
                      Na myten

                      Ndoshta kaq vlente Frrok. Harresa apo injorimi me ndergjegje tregon sa vlen dikush.

                      1. G
                        Gaforja

                        Fiks...kur vdes një rob thonë: ishte rob i mirë(edhe për hipokrizi), ndërsa për këtë kasapin imoral më mirë që skan fol hiç. Për Frrokun besoj do flasin.

                      2. F
                        Fshatari

                        Per te vdekurit thuaj c te duash se ata s degjojne s shohin.nese ke ndonje gje te per ta kujtuar thuaje ne te kundert lere ne harrese se ajo vret me teper

                        1. Z
                          Zani Burimi

                          Xhelil Gjoni ishte dibran trim dhe nuk u be servil i askujt, ishte komunist si mijera ne Europe dhe kishte idealin e tij, por jo kriminel si Sala me shoke. KOHA DI TE VLERESOJE. kETA QE E SHAJNE SOT XHELIL GJONIN, AS TE HALLATET NUK I VIJNE ATIJ BURRI FISNIK. Do t'i thosha djalit te tij, Ilirit te mos e varrose ketu ne Tirane, por ne Maqellare, ku te vleresohet ne varrim dhe te nderohet perjete. Ketu ne tirane pas vdekjes edhe ta perdhosin varrin. E kane bere dhe e bejne qafirat qe u jane ngritur kreshtet e derrave. Gazetar me kurajo zoti Frrok Mirdita! I qofte dheu i lehte Xhelil Gjonit!

                          1. R
                            Roku

                            Ec ere komunist budalla qafir.. As te te peshtyjme nuk ja vlen..

                          2. S
                            Shqiptar

                            Nje njeri i dhunshem me fjalor rrugaci ka qene! Servil me ke kishte me siper e arrogant me ata me poshte!

                            Lini një Përgjigje

                            Editorial