TAGS-AT E JAVËS

Editorial24 Mars 2026, 10:54

Heshtja e KLP-së më ngjall neveri

Shkruar nga Gjergj Zefi
Heshtja e KLP-së më ngjall neveri
Këshilli i Lartë i Prokurorisë /

Institucioni që duhet të mbrojë integritetin e prokurorëve zgjedh të mos reagojë, duke konfirmuar krizën e thellë morale të drejtësisë së re...

Na thanë se po përmbysnin sistemin e vjetër të drejtësisë. Na thanë se po shkulnin rrënjët e korrupsionit. Na thanë se po ndërtonin një epokë të re, ku njeriu i ligjit do të kishte dinjitet, frikë nga turpi dhe përgjegjësi për firmën që hedh.

Na kërkuan durim, besim dhe heshtje. Morën miliarda, morën pushtet, morën kontroll moral mbi debatin publik. Dhe sot, pas gjithë kësaj liturgjie reformiste, Shqipëria sheh përpara jo një sistem të pastruar, por një ngrehinë që të shkakton neveri.

“U nisëm të heqin vetullat dhe nxorëm sytë”. Kjo nuk është më figurë. Ky është bilanci.

Sistemi i vjetër kishte korrupsion brutal, pazar të trashë dhe fytyra të njohura. Sistemi i ri premtoi standard, filtër, etikë dhe dinjitet. Në vend të tyre, prodhoi një kastë që shpesh ngjan më e dobët se paraardhësit. Jo më e pastër. Më e dobët. Më e vogël. Më banale. Më e zhveshur nga pesha e funksionit. Më e paaftë për të kuptuar se çfarë përfaqëson një zyrë publike. Më e prirur ta trajtojë institucionin si strehë të epshit, të nervit, të frustrimit dhe të mendjes së vogël.

Ky është skandali i vërtetë. Jo vetëm akti individual. Jo vetëm emri që qarkullon sot. Por fakti që struktura që duhej të ngrihej mbi moralin, mbi vetëkontrollin dhe mbi përgjegjësinë publike, u mbush me njerëz që nuk e mbajnë dot as peshën e vet, e jo më të ligjit.

Kjo është tragjedia e reformës. Ajo nuk prodhoi fisnikëri institucionale. Prodhoi burokratë me kollare dhe boshllëk të madh nga brenda. Prodhoi njerëz që flasin për integritet me fjalor seminaristësh dhe sillen me standarde banale korridoresh. Prodhoi figura që nuk të imponojnë respekt, por të nxisin dyshim. Nuk të japin siguri, por të shtojnë ankthin. Nuk të bëjnë të besosh te shteti, por të kujtojnë se shteti në Shqipëri vazhdon të jetë një kostum që e vesh kushdo.

Dhe në krye të gjithë kësaj mizerie qëndron heshtja. Heshtja e KLP-së. Heshtja e institucionit që duhet të reagojë i pari, të ndahet i pari, të pastrojë i pari. Por jo. KLP hesht. KLP mediton. KLP ndoshta pret që stuhia të kalojë, që opinioni të lodhet, që turpi të relativizohet dhe që skandali të arkivohet si një zhurmë e radhës. Në Shqipëri institucionet nuk reagojnë kur shpërthen e vërteta. Ato reagojnë kur u prishet komoditeti.

Dhe ky është fundi real i reformës. Jo në dokumente. Jo në konferenca. Jo në raportet që shkruhen për ambasadat. Fundi i saj duket te ky refuzim për të mbrojtur vetë institucionin nga ndotja morale. Kur institucioni më i lartë i akuzës nuk gjen forcë të thotë një fjalë, ai nuk po mbron procedurën. Ai po mbron kalbëzimin.

Prej vitesh media kritike është tallur, është sulmuar dhe është quajtur pengesë për reformën, vetëm sepse ka ngritur pyetje. Sepse ka dyshuar. Sepse nuk ka pranuar të adhurojë një mekanizëm vetëm pse vinte i paketuar me vulë perëndimore dhe me fjalë të bukura.

Sot rezulton se kritika nuk ishte helm. Ishte diagnozë. Na thanë se po ndërtonin drejtësinë e re. Në fakt, po ndërtonin një dekor të ri për veset e vjetra, me fytyra më të dobëta dhe me standard edhe më të ulët njerëzor.

Nuk kemi përpara një devijim. Kemi përpara rrëzimin e një miti. Miti se mjafton të ndërrosh strukturën për të prodhuar karakter. Nuk prodhon dot karakter me formularë. Nuk prodhon dinjitet me komisione. Nuk prodhon moral me pagesa të larta dhe me zyra të reja. Kur materiali njerëzor është i dobët, institucioni vetëm e zmadhon turpin.

Drejtësia shqiptare sot nuk po vuan vetëm nga korrupsioni. Ajo po vuan nga mungesa e nivelit. Nga mungesa e turpit. Nga mungesa e vetëdijes për funksionin. Nga mungesa e atij minimumi burrëror dhe qytetar që e ndalon njeriun të ulë institucionin në nivelin e vetvetes.

Shqipëria nuk fitoi një sistem më të lartë. Shqipëria ndërroi një mjerim me një mjerim më të sofistikuar në letër dhe më banal në sjellje. Kjo është arsyeja pse zhgënjimi është kaq i madh. Sepse kur sistemi i vjetër të vidhte, të paktën nuk të kërkonte ta admiroje. Ky i riu kërkoi lavdi, mori pushtet moral dhe sot nuk gjen dot as forcën të skuqet.

KLP duhet të reagojë. Jo nesër. Tani. Jo me fjali plastike. Me akt. Me ndarje të qartë. Me qëndrim institucional. Heshtja në këtë rast nuk është maturi. Heshtja është bashkëfajësi morale. Duhet të gjithë të dorëhiqeni!

Sepse në fund, problemi nuk është më një njeri. Problemi është se një sistem i tërë po na thotë, me gjuhën e heshtjes së vet, se rënia ka hyrë në normë./Pamfleti

 

heshtja e klp-së neveri gjergj zefi

11 Komente

  1. E
    Eno

    Po, fjalët "sistemi i ri premtoi standart, filtër, etikë dhe dinjitet" janë jo vetëm të mëdha, por edhe busulla për përparim. Kemi qindra vjet si popull apo komb dhe vetëm këtu ngecim. Pra ky është halli jonë. Nëse e pranojmë me zemër, ngelet vetëm një problem?! Të krijojmë grupin imunitar!

    1. P
      Pa fjale

      Nuk jane raste te vecuara keto sjellje brutale me natyre epshore te zyrtareve ne instirucionet shteterore, as dhuna fizike qe ushtrohet ne keto institucione midis vete funksionareve me njeri tjetrin apo me qytetaret hallexhinje qe jane ne doren e ketyre shtazeve te egra, as korrupsioni masiv qe i ka perfshire keto institucione ne te gjitha nivelet ndaj ketyre hallexhinjeve, por as edhe sjelljet e vete drejtueseve te institucioneve te shtetit dhe te politikes ndaj vete punonjesve te tyre qe kane nen vartesi per ti perdorur ato edhe seksualisht duke i dorovitur me pasuri publike apo taksat e qytetareve, apo sjelljet e tyre teper brutale, arrogante, mosperfillese, sorollatjet poshte e perpjet ne menyre qe hallexhiu te mendoj mire dhe te kuptoj saket se c'fare kerkon zyrtari dhe te veproj, por edhe as veprimet kercenuese nese hallexhiu nuk jep nje ryshfet apo edhe kercenime fizike te hallexhinjeve nga njerzit e zyrtareve nese hallexhiu tenton te beje ndonje denoncim apo nga marazi i madh qe i eshte mbledhur nga moszgjidhja e problemit qe e ka sjelle ne keto hale qe ka ngritur politika, se zyra nuk mund te quhen me, se e kane humbur plotesisht funksionin e tyre shteteror. Te gjitha keto fenomene jane bere masive ne zyrat e shtetit nga nivelet me te larta institucionale deri tek bashkite e rretheve. Ne keto zyra te shtetit perballen hallexhinjet per te zgjidhur hallet e tyre, ata qe kerkojn te gjejn nje vend pune per te ushqyer femijet, por edhe ata qe kane etje per te siguruar dhe rritur pasurite e tyre duke falur cdo gje nga trupi i tyre. Kjo eshte fytyra e vertet e shtetit qe ka ndertuar kjo kupole e larte politike-qeverisese (PS-PD) ne keto 36 vite ne kete te ashtuquajtur "demokraci", ku ne njohim vetem fillimin e saj dhe nuk po i shikojme dot fundin, por vetem po i degjojm bemat, skandalet, pasojat qe ajo po sjelle ne forma nga me te ndryshmet cdo dite qe kalon. Keto fenomene po behen cdo dite aq te shpeshta sa kur vete ne zyrat e shtetit per te kerkuar te drejten tende me pushtetarin qe vete e ke votuar te ze tmerri dhe dridhesh si me qene para nje krimineli me arme ne dore dhe nga casti ne cast te pret vdekja, por per te zgjidhur hallin as qe behet fjale fare. Edhe njV here, kjo eshte fytyra e shtetit, e politikes dhe vete qeverise qe per te tille vende pune, ne administrate, i zgjedhin me shume kujdes keta njerez, te jene injorant, imoral, pa edukate dhe arsim, vetem te jesh e bukur dhe me veshje seksi, me vese prej krimineli, drogaxhiu, hajduti, rrugaci, etj., etj., qe nese nuk i ke keto veti veshtire se mund te gjesh nje vend pune ne keto institucione. Meritokracia qendron vetem ne teori, ne letter dhe per propogande. Shiko politiken, shiko qeverine, shiko parlamentin, shiko bashkite neper rrethe, shiko se edhe ne nivelet me te ulta ne zyrat e shtetit apo funksioneve publike, te gjithe kane nje fytyre, ate te politikes dhe qeverise.

      1. T
        Tarrasi

        Kur kaloj vetingun, te pastertia e figures, domosdoshmerisht antaret e komisionit kane pare nga ato figurat qe u transmetuan ne TV qe u binden per pastertine.

        1. Z
          Zzz

          KLP duhet te shkrihet te tiformatohet nga fillimi me njerez dinjitoze dhe profesioniste dhe jo çapaçule si.ky.mut.muti

          1. S
            Shqiptar

            Doreheqje te gjithe sepse asnjeri nuk reagon. Turp tju thuash, zene e qeshin se nuk ju ben pershtypje, e kane fytyren shuall nuk ngjyroset. I pacim o popull, te na rrojne.

            1. Q
              Qytetari

              Z.Zefi ke akuzuar shpesh me emer e me mbiemer disa gjyqtare qe jane larguar nga vetingu dhe asnjehere nuk ke bere nje analize sa nga keta qe kane kaluar vetingun kane qene ne trupa gjykuese me ata qe jane larguar dhe sa vendime kane dhene keta qe kane kaluar ne kundershtim me pjesen tjeter tev trupes gjykuese qe I ben te jene me te mire dhe te ndershem me te tjeret? Me keto qe shikojme e degjojme ata qe jane akuzuar duken lule ne krahasim me keta qe jane cilsuar te paster.

              1. B
                Beni

                Para viteve 90, morali i zyrtarit apo zyrtares perveç arsimit, kultures, aftesise ne perjashtime, ishte kushti themelor per te qene pjese e administrates dhe drejtimit. Morali kishte peshe, ne te kunder demaskoheshe ne shoqeri, fletrufete, hosteni ishin te pa meshirshem. Sot ajo qe dje ishte e moralshme, sot eshte e pamoralshme. Dje hajduti perfundonte ne burg, sot te jesh hajdut te duan te gjithe, te jesh kurve te respektojne e te nderojne, te vendosin ne krye te institucionit, jargaviten te gjithe. Dje kurva dhe hajduti nuk kishin vend ne shoqeri, e jo me te ishe drejtues (me perjashtime), pasi asnje sistem e shoqeri nuk eshte e kulluar. Tashme gjate 36 vjeteve rrumpalle, njerezit me veset e keqia kane vlere per politiken te jesh hajdut e kriminel te japin post, te bejne oligarg, te bejne drejtor, minister, te jesh kurve me shale e fytyre te bukur ben ligjin, te ofrojne poste ministri, drejtor, deputet. Ku po vemi, çfare brezi po krijojme, çfare shoqeri e kombi do ju leme brezave te ardhshem?Jemi vend pa strategji kombetare largpamese, pa interesa te qarta kombetare, pa memorje. Sa keq, sa turp

              2. E
                Ervin

                Ptokuroret e Spak nderhyne per mos tu dhene emisioni ne Stop. Tash kane filluar ndjekjen penale. Shoqata te na trrgoje cilat jane personat qe e kthyen Sajmirin e Stop si Andon Ledhi?

                1. E
                  Ervin

                  KLP eshte nje organ ordiner , pa kurfare reputacioni. Shikojeni kusj e drejton, nje e shpelare qe sic i tha prokuror Stojani e ke kthyer KLP ne agjenci udhetimi. Duhet rikompozim , shkrirje KLP, marrjen e kompetencave nga Prokurori i Pergjuthshem, i cili zgjidhet nga Populli. KLGj drejtohet nga Presidenti i Republikes dhe jo nga Llagami injorante jo fuksionale

                  1. n
                    një lexues

                    Një fjalë e urtë e popullit thotë: "Nuk bëhet karabina e re me qereste të vjetër"

                    1. V
                      Vlora 97

                      Ta rrezojm sistemin per nje budalla me k.. n dorë? Kjo eshte ideja?

                      Lini një Përgjigje

                      Editorial