TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 2 Mars 2026, 11:40

Emrat/ Pse SPAK nuk po i prek trafikantët, që kanë zhvatur miliarda dhe pasuri publike?

Shkruar nga Pamfleti
Emrat/ Pse SPAK nuk po i prek trafikantët, që kanë zhvatur
Foto Ilustruese /

Po penalizohen disa zyrtarë të lartë, por jo të tjerët, për të cilët ka prova korrupsioni e vjedhjesh...

Nuk mund të mohohet e vërteta, që SPAK ka rrëzuar mitin e paprekshëmërisë së politikanëve, qeveritarëve dhe krerëve e grupeve të krimit të lidhur me kupolën politike, duke sekuestruar, arrestuar e hetuar figura të njohura.

Por SPAK; ka krijuar perceptimin e veprimit me dy standarde ndaj subjekteve të korrupsionit e krimit të organizuar: ndaj disave ka ushtruar procedime penale, arrestime në burg e shtëpi, sekuestrime e bllokime pasaportash, ndërsa disa as nuk po i heton.

Ndaj Lefter Kokës, Alqi Bllakos, Erion Veliajt, Ilir Beqjes, Ilir Metës, Sali Berishës, Vangjush Dakos, Fatos Tushes, Fatmir Mediut, Lefter Allës. Arben Ahmetajt e së fundi ndaj Belinda Ballukut, SPAK ka vendosur masa penale e i ka çuar për gjykim.

Është gjykata ajo që do provojë përfundimisht, nëse prokurorët e SPAK-ut i kanë apo jo, të mbështetura në ligjshmëri e prova akuzat ndaj tyre, siç i ka provuar në disa raste e për disa i janë pushuar çështjet, ose i  janë rikthyer për plotësim hetimesh.

Por SPAK, nuk po penalizon disa zyrtarë tjerë të lartë, si kryeministër, ministra, sekretarë të përgjithshëm, kryebashkiakë e drejtorë qendrorë, për të cilët, ka kallëzime penale me prova shkresore dhe prova të gjetura nga vetë BKH e SPAK.

Psh., ndërkohë që ka proceduar Ahmetajn e Ballukun, SPAK nuk ka kërkuar prangosje e madje nuk ka hetuar e proceduar Edi Ramën, Ëngjëll Agaçin, Blendi Gonxhen, Blendi Klosin, Ogerta Manastirliun, Mirela Kumbaron, Pirro Vengun, Anila Denajn, Bledar Çuçin, Dritan Agollin, Armando Subashin e të tjerë, për të cilët, ka prova të shumta, të lidhura edhe me akuzat ndaj zyrtarëve nën hetim e të proceduar.

SPAK ka arrestuar e ka nën hetim edhe trafikantë, kontrabandistë e pastrues parash, të cilët janë pajisur me licenca biznesesh dhe leje ndërtimi për kulla, pallate, resorte, agjenci turistike, doganore, transporti, porte jahtesh, zyra përmbarimore, polici private, hotele, ferma, agjenci jo bankare e koncesione.

Por nuk fillon hetime, ose edhe kur fillon hetimet i pushon, i zvarrit e i lë në harresë, për oligarkë dhe trafikantë të kthyer në biznesmenë; të cilët, në bashkëpunim e pazare me kryeministrin, ministra, kryebashkiakë e zyrtarë të tjerë të lartë të pa penalizuar, kanë zhvatur miliarda lekë fonde e pasuri shtetërore.

Megjthëse gjurmët e shumë provave shkresore për kontrata “1 Euro”, investitorë strategjikë, konsesione, dhurime tokash në bregdet, plazhe, troje, objekte, leje për kulla, pallate e resorte, kanë çuar te kryeministri Edi Rama, ai nuk është pyetur as si person që ka dijeni.

SPAK nuk po procedon penalisht Pëllumb Salillarin, Bashkim Ulajn, Janis Karathanon, Tomë Doshin, Gjergj Lucën, Lul Morinën, Rrok Gjokën, Andrea Çaushin, Roland Ziun, Artan e Gramoz Sakon, Ndue e Agim Kolën, Hasan Hafizi, Pëllumb Betajn, Odise Breshon etj., të cilët, në pazare me qeveritarët e paprekur, kanë zhvatur miliona euro tenderë e pasuri publike./Pamfleti

spak oligarkë trafikantë

1 Komente

  1. S
    Sadik stravaleci

    Ketu nuk zen vend lufta kundër korrupsionit se e gjithë politika eshte e korruptuar ,por hakmarrja ndaj vetingut ,pushtetet janë ne luftes dhe kete e bejne grupet komuniste me njeri tjetrin per xhelozi pushteti ,kështu qe spakut nuk i intereson krimi ordiner .

    Lini një Përgjigje