TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Korrik 2026, 13:40

Balla kritika të ashpra RTSH-së: Dështim dhe harxhim parash kot!

Shkruar nga Pamfleti

Balla kritika të ashpra RTSH-së: Dështim dhe harxhim parash kot!

Sipas kreut të grupit parlamentar socialist, RTSH vijon të jetë dështim i madh dhe harxhim parash.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka kritikuar ashpër Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) gjatë seancës plenare, ku u diskutua projektrezoluta për veprimtarinë e institucionit.

Ndryshe nga qëndrimi i komisionit parlamentar, Balla e cilësoi RTSH-në një institucion që nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë, pavarësisht ndryshimeve të drejtuesve dhe përpjekjeve të bëra ndër vite. Ai deklaroi se "pas kaq vitesh, RTSH mbetet një dështim i madh, pasi nuk po ngrihet në nivelin e duhur".

"RTSH vazhdon të jetë një dështim i madh, harxhim parash kot. Pavarësisht vlerësimeve tejet pozitive të Kuvendit, televizioni nuk po ngrihet në nivelin që do të kishim dashur të gjithë pas kaq shumë vitesh përpjekjesh, drejtorësh të ndryshuar", tha ai.

Gjithashtu, ai vlerësoi punën e komisioneve parlamentare që kanë ushtruar kontroll mbi institucionin, duke shprehur që gjetjet e tyre të jenë objektive dhe mund të ndihmojnë në përmirësimin e situatës. Ndërsa lidhur me RTSH-në shton se "nuk ka shpresa se ky institucion do të bëhet".

"Shpresoj shumë që gjetjet e dy komisioneve, që janë objektive dhe kontrolli parlamentar do të japë efekte. Kontrolli parlamentar do të na japë vlerësimet e duhura, por si njeri shpresëplotë që jam, nuk kam ndonjë shpresë që RTSH do të bëhet", deklaroi Balla.

rtsh balla

3 Komente

  1. T
    Tiranë

    E tha edhe kete? Hipokriti! Plehra! Ky te mbyt natën dhe te qan ditën.

    1. S
      Sidi

      Sigurisht nuk bën se do ndertoni kulla.

      1. S
        SNIPER 007

        Interesant me duket ky reagim i Balles dhe nuk me duket pa gje ne nje aspekt vetem. Heren e fundit qe Balla ka pasur po te njejtin reagim ka qene kur ka qene drejtor Thoma Gellci dhe pas pak kohesh Gellci jo vetem e spostuan por beri dhe burg. Dhe i njejti fat sic duket i eshte rezervuar dhe Eni Vasilit si drejtoresha qe nuk beri absolutisht asgje te mire per RTSH, perkundrazi vetem e demtoi dhe e demton ate. Dhe Vasili nese shkon ne burg do laje dhe hakun e Gellcit qe per hir se vertetes hyn tek te paktet qe kane bere pune ne RTSH. E lehte nuk do jete se Vasili vazhdon te shfrytezoje serumet e komisionit parlamentar i cili ne rastin me te mire nuk e njeh realitetin e RTSH-se si dhe vazhdon me paftyresi maksimale te shfrytezoje cdo resurs te RTSH per perfitim personal. E fundit ishte perdorimi prape i Orkestres Simfonike te RTSH, ku pas koncertit te dhene detyron drejtoreshen e orkestres ta falenderoje Eni Vasilin a thua se Eni Vasili ishte motra e Bethovenit! Turp dhe katunari qe i pershtatet formatit te Vasilit. Vasili n'burg!...meqe u hapen dhe vende.

        Lini një Përgjigje