Po kur e kërkoja unë një gjë të tillë në Parlament, në korrik të vitit 2020, pse heshtje si e mpirë?
Më pëlqeu shumë sot manifesti i Spiropalit.
Por u habita nga kërkesa e saj për të ndryshuar sistemin zgjedhor në Shqipëri.
Që Shqipëria të bëhet një zonë zgjedhore dhe listat të jenë 100% të hapura.
Bravo.
Më mirë vonë se kurrë.
Në ditët në vazhdim pres të reagojnë edhe Oerd Bylykbashi me Damian Gjiknurin.
Se kur bini vetë nga kali dhe ju nxjerrin jashtë “sofrës”, bëheni “parimorë”.
Po, Elisa,
Ky që ke kërkuar sot është sistemi më demokratik dhe pazari i 21 prillit 2008 ka sjellë këtë politikë arrogante dhe ka shtuar numrin e lëpirësve ndaj kryetarëve të partive.
Po kur e kërkoja unë një gjë të tillë në Parlament, në korrik të vitit 2020, pse heshtje si e mpirë?
Shumë mirë bëni që po e kërkoni tani prishjen e pazarit të pistë të prillit 2008 dhe kthimin e sovranitetit të votës së shqiptarëve, por mos na u hiqni sikur keni zbritur sot nga Hëna, se këtu keni qenë dhe ju ka pëlqyer ai pazar, se ju ka bërë 3-5 herë deputet pa ju votuar askush, ty dhe plot të tjerë si ti në PS dhe PD.
Dëgjoje, Elisa, që të kujtohesh.
Ta dëgjojnë edhe eunukë të tjerë e kërmij të pështirë politikë, që përdoren si klounë dhe vegjetojnë prehër më prehër te kujtdo kryetar për një karrige të qelbur në Kuvend, pa u votuar nga qytetarët.
Lini një Përgjigje