TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Korrik 2026, 20:18

Arrestimet nga policia gjatë protestave, aktivistja: Arbitrare, synojnë të na frikësojnë 

Shkruar nga Pamfleti
Arrestimet nga policia gjatë protestave, aktivistja: Arbitrare,
Pamje nga protesta

Aktivistja Sidorela Vatnikaj reagoi sërish lidhur me shoqërimet e protestuesve gjatë tubimit të zhvilluar një ditë më parë pranë Kuvendit, duke i cilësuar ato si arbitrare dhe me synim frikësimin e qytetarëve.

Ajo thekson se protesta është një e drejtë demokratike dhe veprime të tilla nuk do ta ndalin mobilizimin qytetar. Vatnikaj theksoi se protestuesit do të vijojnë të dalin në rrugë, pasi, sipas saj, klasa politike nuk përfaqëson më interesat e shqiptarëve.

"Ndërkohë qytetarët që protestojnë prej gati 2 muajsh radhazi, mbledhja te Parlamenti është akt simbolik kundërshtimii ndaj një isntitucioni që nuk prfaqëson më interest e qytetarvë dhe klasa politike ka zgjedhur të mos dëgjojë më shqiptarët. Që në momentin e mbërritjes sonë u përballëm me një prani policore joproporcionale, dhjetra polivë më shkopinj gome, autobote ishin vendosur përballë që nuk justifikohen nga numri dhe sjellja e protestuesve. Mgjitjëse nuk provokuma 6 qytetarë u shoqëruan. Shoqërimet arbitrate përbëjnë intimidim dhe presion për të ulur pjesëmarrjen. Disa u goditën me spraj me piper, kjo cenon parimin e proporcionalitetit.

Një numër civlësh vepronin të paverifikuar, ngjarja më e rëndë ëshët kërcënimi me thikë, kjo ngjarje kërkon hetim të menjëhershëm pasi përbën kërcënim dhe tregon sesi menaxhohen protestat. Protesta është instrument demokratik dhe as arbitrariteti e as intimidimi nuk na frikësojnë", tha ajo.

 

 

dita e 59-te e protestes

Lini një Përgjigje