
Një person ka humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e zjarreve pyjore që goditën majën jugore të Greqisë dhe detyruan shumë persona të evakuohen.
55-vjeçari mori plagë të rënda dhe ndërroi jetë në spital, njoftoi një zyrtar i shërbimit zjarrfikës. Rreth 120 zjarrfikës, u dërguan për të shuar zjarret pyjore në rajonin e Akaisë, ndërsa flakët u përhapën me shpejtësi në zonën e afërt të Ilia duke dalë jashtë kontrollit.
“Të gjitha forcat po bëjnë një përpjekje mbinjerëzore për t’i shuar flakët të cilat favorizohen nga era”, tha zëdhënësi i brigadës greke të zjarrfikësve Vasilis Vathrakogiannis, ndërsa 45 vatra zjarri ishin aktive brenda pak orësh.
Televizionet greke shfaqen pamjet e një banese e cila ishte totalisht e shkrumbuar. Forcat e mbrojtjes civile kanë qenë në gatishmëri pasi rreziku i zjarreve mbetet i lartë për ditën e sotme, tha Vathrakogiannis në një konferencë për mediat.
“Një zjarr pyjor që kërcënoi për një kohë të shkurtër shtëpitë në një qytet bregdetar afër Athinës u vu nen kontroll të premten”, njoftoi brigada e zjarrfikësve.
Zjarret e fuqishme janë të zakonshme në vendin fqinj, por ato janë bërë më shkatërruese pasi sezonet verore janë bërë më të nxehta, më të thata dhe me erëra te forta, gjë që shkencëtarët e lidhin me ndryshimet klimatike.
Banorëve të disa fshatrave në zonat e prekura nga zjarri iu kërkua të largoheshin nga shtëpitë e tyre, ndërsa disa përdorën kova të vogla për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.
Lini një Përgjigje