TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Shtator 2023, 08:30

Zelensky: Trump të tregojë planin për t'i dhënë fund luftës

Shkruar nga Pamfleti

Zelensky: Trump të tregojë planin për t'i dhënë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i kërkoi Donald Trump që të ndajë publikisht planet e tij të paqes nëse ish-presidenti amerikan ka një mënyrë për t'i dhënë fund luftës midis Ukrainës dhe Rusisë.

“Tani ai mund ta ndajë idenë e tij publikisht, pa humbur kohë, pa humbur njerëz dhe të thotë: Formula ime është të ndaloj luftën. Të ndalojë gjithë këtë tragjedi dhe të ndalojë agresionin rus. Nëse ideja është të marrim një pjesë të territorit tonë dhe t'ia japim Putinit, kjo nuk është formula për paqen”, tha Zelensky në një intervistë për CNN, pas fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

I pranishëm në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, për herë të parë që nga fillimi i luftës, Zelensky tha se Rusia po kërcënonte botën me armë bërthamore.

"Ne nuk mund t'i besojmë djallit", u shpreh presidenti ukrainas në fjalimin e tij. 

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm rus Serghei Lavrov ka mbërritur në New York për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Zyrtari i Kremlinit pritet të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Ukrainën, që do të drejtohet nga Shqipëria i pranishëm edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

trump zelensky lufte ukraine

Lini një Përgjigje