
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zëvendësuar shefin ukrainas të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Serhiy Shaptala.
Sipas mediave të huaja, do të jetë Gjeneralmajor Anatoliy Barhylevych ai i cili do të zëvendësojë zotin Shaptala. Kjo vjen vetëm një ditë pasi Zelensky shkarkoi komandantin e përgjithshëm të ushtrisë, Valery Zaluzhny.
Ndryshimet në ushtri kanë ngjallur pikëpyetje të shumta, me kryebashkiakun e Kievit, Vitali Klitsckho i cili kërkoi shpjegime nga autoritetet për këto lëvizje.
Prej 24 shkurtit të dy viteve më parë, mijëra persona, civilë dhe ushtarakë, kanë humbur jetën në Ukrainë, pas agresionit të pajustifikuar nga Rusia.
Lini një Përgjigje