Problemi është se Pushkini është një shkrimtar i një periudhe shumë më të hershme dhe ai vetë ka qenë i nënshtruar nga regjimi rus...
Ukraina duket se po hakmerret në mënyrën më te keqe ndaj Moskës. Edhe pse sulmi rus ishte arbitrar dhe nuk ka kursyer asgjë, duket se Kievi po i përgjigjet duke goditur kulturën.
Sipas mediave ukrainase, autoritetet e qytetit të Kievit kanë hequr statujën e shkrimtarit rus Alexander Pushkin që qëndronte në një nga rrugët kryesore të qytetit. Njoftimi u bë nga këshilltari i kryebashkiakut të Kievit Dmytro Belotserkovets.
"Pushkin nuk është pjesë e kulturës ukrainase", tha Belotserkovets, duke vënë në dukje se u desh deri në "fundin e vitit të dytë të luftës në shkallë të gjerë" që qeveria të binte dakord për heqjen e monumentit. Qeveria e Ukrainës e tërhoqi statujën nga regjistri shtetëror i monumenteve me rëndësi kombëtare më 10 nëntor, duke lejuar çmontimin e saj.
Statuja ishte skenë e protestave gjatë javëve të fundit. Gjatë natës së 7 nëntorit, protestues të panjohur pikturuan fjalët "dekolonizimi nuk mund të ndalet" mbi bazën e statujës dhe hodhën bojë të kuqe mbi fytyrën e Pushkinit.
Një numër monumentesh të tjera të figurave ruse dhe sovjetike u hoqën gjithashtu nga lista, duke përfshirë një statujë të komandantit të Ushtrisë së Kuqe Mykola Shchors në Kiev dhe një statujë të fisnikut rus Princ Vorontsov në Odesa.
Qeveria tërhoqi gjithashtu nga lista monumentet e Pushkinit në Zhytomyr dhe Kharkiv , të cilat edhe aty janë hequr. Por problemi është se Pushkini është një shkrimtar i një periudhe shumë më të hershme dhe ai vetë ka qenë i nënshtruar nga regjimi rus. Pra hakmarrja ukrainase duket se stonon.

Kush është Pushkini?
Aleksandër Sergejeviç Pushkini lindi në Moskë më 6 qershor 1799 në një familje oborrtare. Që në moshë të vogël ai shkroi vjershat e para lirike për gëzimet e jetës, për dashurinë, për miqësinë dhe për natyrën. U be i njohur me odën "Liria", poezitë "Cadajevit" dhe "Fshati". Poezia e Pushkinit u ndalua nga censura cariste, por ajo u përhap dorë më dorë në qarqet përparimtare. E internuan në jug në Kaukaz, ku e mbajtën në mbikëqyrje. Pushkini jetoi në jug gjate viteve 1820-1824. Ëndërrimit liridashe i shpalosi me fryme bajroniane. Poemat që e benë të famshëm janë "Robi i Kaukazit", "Shatërvani i Bahcesarait", "Ciganet"etj. Ne vitin 1820 i gjetën një letër ku shpreheshin pikëpamje ateiste, gjë që ia forcoi dënimin. E detyruan të jetonte pa të drejtë largimi në fshatin Mihajllovsk.
Në vitin 1827 shkruajti poezinë e njohur "Në Siberi", ku bënte thirrje për qëndresë krenare dhe shpresë. Viti 1827 ishte viti i fundit i internimit në Mihajllovsk. Pas kësaj, poeti jetoi në Petërburg dhe në Moskë, ku nisi, periudha e fundit e krijimtarisë së tij, që u pasurua me kryeveprën"Eugjen Onjegini"(1831). Pak kohe para se të vdiste shkroi poezinë "Monument", ku në mënyre gjeniale parashikoi pavdekësi për veten, sepse me lirikën e tij ai kishte prekur miliona zemra. /Pamfleti
Lini një Përgjigje