
Një avion rus Ilyushin II-96-300, ka kryer një udhëtim të mistershëm në SHBA. Ai u ngrit sot nga Vnukovo i Moskës në orën 10:05 me kohën lokale në drejtim të SHBA-ve.
Avioni fluturoi në veri për të shmangur hyrjen në hapësirën ajrore finlandeze dhe më pas iu drejtua Perëndimit në oqeanin Atlantik.
Pas më shumë se njëmbëdhjetë orë fluturimi ai u ul në Uashington. Rruga është shfaqur në të gjitha programet e gjurmimit të fluturimeve dhe avioni është i modelit RA-96918.
Lidhur me këtë udhëitm të mistershëm, rezgoi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova. Ajo ka përjashtuar çdo kontakt apo negociata konfidenciale me administratën amerikane.
“Fluturimi u krye për të sjellë në shtëpi tre diplomatë nga Moska, të cilët janë urdhëruar nga Departamenti i Shtetit që të largohen nga SHBA. Nuk bëhet fjalë për dëbime, por për një skadim normal të vizave të qëndrimit të tre diplomatëve”, tha ajo.
Russian gov. plane heading to Washington right now. An Ilyushin Il-96-300, one of the top brass planes. Just a routine meeting in YNSC, or what? pic.twitter.com/VXYEBBPSUr
— Christian Palme ???????????????????????? (@ChPalme) June 27, 2023
Lini një Përgjigje