
Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian deklaroi se Shtetet e Bashkuara padyshim luajnë një rol të drejtpërdrejtë në operacionin ushtarak të Izraelit, sipas një raportimi nga agjencia shtetërore e mediave Fars.
“I Dërguari Special i SHBA-së Steve Witkoff, i tha Ministrit të Jashtëm iranian Abbas Araghchi, se Izraeli nuk mund të bëjë asgjë pa lejen tonë' - kjo do të thotë që veprimet e Izraelit kryhen me miratimin e drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara”, tha presidenti iranian.
Pezeshkian vazhdoi të pohonte se ajo që po dëshmojmë sot, po bëhet me mbështetjen e drejtpërdrejtë të Uashingtonit, edhe pse ata përpiqen ta fshehin rolin e tyre në media.
Presidenti tha se, ndërsa Irani nuk ka kërkuar kurrë luftë apo konflikt, çdo vazhdim i armiqësive do të përballet me hakmarrje "vendimtare dhe të rëndë".
Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, nuk e ka kritikuar afatin kohor prej disa javësh në diskutime private, tha një zyrtar izraelit për CNN.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se administrata ishte në dijeni dhe mbështeste në mënyrë implicite planet e Izraelit.
Lini një Përgjigje