TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Maj 2025, 18:31

Tentohet rrëmbimi në mes të Parisit i vajzës dhe nipit të bosit të kriptomonedhave (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tentohet rrëmbimi në mes të Parisit i vajzës dhe nipit

Dështon tentative e rrëmbimit të një vajze dhe dajli, që rezultojnë se janë të afërm të një prej bosëve të kriptomonedhave. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mes të kryeqytetit francez, Paris, ku persona të maskur, tentojnë të rrëmbejnë dy persona, që identifikohen si vajza dhe nipi i bosit të kriptomonedhave.

Kriminelët mbërritën me një furgon të maskuar si automjet postar dhe u përpoqën t’i hipnin me forcë në furgon. 

Vajza arriti që gjatë përleshjes ti rrëmbejë armën një prej grabitësve dhe e hodhi tutje. Arma rezultoi të ishte një armë "airsoft", e cila qëllon me fishekë plastikë në një rreze prej 50 metrash.

Vajza dhe djali janë të afërm me presidentin dhe bashkëthemeluesin e kompanisë së kriptomonedhave Paymium, një platformë franceze shkëmbimi e krijuar në vitin 2011 dhe e cila paraqitet si një pioniere evropiane në tregtimin e bitcoin.

Lini një Përgjigje