
Të shtëna me armë raportohen në një shkollë të mesme në Dallas të SHBA. Mediat amerikane raportojnë se policia e Dallasit u njoftua përmes një telefonate për të shtëna me armë zjarri rreth orës 13:00 (ora lokale).
Shkolla ndodhet në bllokun 5500 të rrugës Langdon, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhen autoambulanca dhe forca të shumta policore.
Prindërve dhe anëtarëve të komunitetit u kërkohet të mos vijnë në kampus.



Lini një Përgjigje