TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Gusht 2025, 16:02

"Takimi nesër vendimtar", Marco Rubio: Putin-Zelensky duan atë që nuk mund ta marrin!

Shkruar nga Pamfleti

"Takimi nesër vendimtar", Marco Rubio: Putin-Zelensky duan

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio ka dhënë një intervistë për mediat në SHBA lidhur me situatën e luftës në Ukrainë.

I pyetur nëse do të mund të arrihet një marrëveshje paqeje, Rubio theksoi se Rusia dhe Ukraina do të duhet të bëjnë lëshime për të siguruar një marrëveshje paqeje.

Rubio shtoi se të dyja palët duan gjëra që nuk do të jenë në gjendje t’i marrin dhe se mund të mos jetë e mundur që SHBA-të të krijojnë një skenar për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Rubio u shpreh se për të arritur një zgjidhje, duhet të ketë diskutime të hapura mbi garancitë e sigurisë për Ukrainën, temë që pritet të jetë në qendër të takimit të së hënës me Zelenskyn dhe liderë të tjerë ndërkombëtarë.

“Nuk po them se jemi në prag të një marrëveshjeje për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës, por ka lëvizje të mjaftueshme që justifikojnë një takim të ri me Presidentin Zelensky”, tha Rubio.

 

 

Lini një Përgjigje