TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Gusht 2023, 09:22

​Studiuesja amerikane bën deklaratën e fortë: Vuçiç dëshiron vetëm paratë e BE-së, jo anëtarësimin!

Shkruar nga Pamfleti

​Studiuesja amerikane bën deklaratën e fortë:

Studiuesja amerikane, Ivana Stradner, ka thënë se presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk e dëshiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por paratë e tij.

Sipas saj, Vuçiç e do vetëm rrugën drejt BE-së pasiqë ka nevojë për para në mënyrë që të mbijetojë në politikë.

Këto komente Stradner i bëri në rrjetin social “X” ku ka bërë share shkrimin e kryetarës së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila kishte shkruar rreth takimit që kishte pasur në Athinë me Vuçiçin.

“Rruga në BE apo anëtarësim në BE? Vuçiç dëshiron rrugën drejt BE-së, sepse ai ka nevojë për paratë tuaja për mbijetesën e tij politike. Ai nuk dëshiron anëtarësimin në BE”, ka thënë Stradner.

Ndërsa der Leyen ka shkruar se me presidentin serb ka folur “për nevojën e angazhimit konstruktiv për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës dhe përparimin e Serbisë në rrugën e saj drejt BE-së”.

“Kam folur me presidentin Aleksandër Vuçiç për nevojën e angazhimit konstruktiv për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës dhe përparimin e Serbisë në rrugën e saj drejt BE-së. Integrimi më i ngushtë midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është jetik, veçanërisht përballë luftës ruse kundër Ukrainës”, ka thënë der Leyen.

Lini një Përgjigje