TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Janar 2025, 16:03

Shpërthim i fuqishëm në një restorant në Çeki, humbin jetën 6 persona; plagosen tetë të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthim i fuqishëm në një restorant në Çeki,

Gjashtë persona humbën jetën dhe tetë të tjerë u plagosën nga një shpërthim në një restorant në Republikën Çeke.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin veriperëndimor, Mosi. Pas shpërthimit të fuqishëm, rreth 30 persona u evakuuan nga restoranti dhe ndërtesat përreth tha shërbimi çek i shpëtimit nga zjarri në platformën e mediave sociale X.

“Sipas informacioneve fillestare nga dëshmitarët, një ngrohës është përmbysur, duke shkaktuar një zjarr”, tha njësia e zjarrfikësve.

Ministri i Brendshëm, Vit Rakusan tha për Radion Çeke se shkaku ka mund të jetë një ngrohës me propan-butan, i cili u përmbys në kopshtin e përparmë të restorantit.

Brigada e zjarrfikësve tha se kishte shpëtuar një mysafir të plagosur rëndë në restorant, i cili ishte bllokuar në një banjë. Ndërkohë, rreth 20 të ftuar ishin në restorant në momentin e shpërthimit.

Lini një Përgjigje